-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Turqi mbërrin ekipi i policëve britanik në kërkim të adoleshentëve të zhdukura

Më të lexuarat

Në deklaratën e sotme, të policisë britanike thuhet se oficerët e policisë britanike “punojnë ngushtë me zyrtarë turq të cilët ofrojnë ndihmë dhe asistencë në hetim” në lidhje me fatin e tre vajzave adoleshente
 
Një ekip i policisë britanike mbërriti në Turqi për të marrë pjesë në hetimin lidhur me zhdukjen e tre vajzave adoleshente britanike që javën e kaluar nga Londra u nisën drejt Stambollit, ku dyshohet se ato synonin për t’ju bashkuar terroristëve në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Në deklaratën e sotme, të policisë britanike thuhet se oficerët e policisë britanike “punojnë ngushtë me zyrtarë turq të cilët ofrojnë ndihmë dhe asistencë në hetim”. Adoleshentet, 15-vjeçarja Shamima Begum, 15-vjeçarja Amira Abbas dhe 16-vjeçarja Kadiza Sultana, që të trija nxënëse të akademisë Bethnal Green në Londër të martën e kaluar, më 17 shkurt, e lanë vendin dhe u drejtuan për në Turqi.
 
Familjet e tyre kanë bërë thirrje që ata të kthehen. Babai i Amirasë, Hussein për mediat britanike dje tha se “familja dëshiron që Amira të kthehet në shtëpi”. “Na mungon, nuk ndalojmë duke qarë. Të lutem mendo dhe një herë, mos shko në Siri”, tha Hussein. Motra e Shamimas, Renu Begum tha se familja shpreson që ajo shkoi për të vizituar shoqen e saj. “Ajo është shumë e ndjeshme, shpresojmë se nuk do të bëjë asgjë që rrezikon jetën e saj,” tha Reno.
 
Besohet se njëra prej vajzave ishte në kontakt me shtetasen e Britanisë së Madhe, Aksa Mahmood, e cila kohët e fundit shkoi në Siri për t’u bashkuar me radhët e organizatës terroriste ISIL, ndërsa gjithashtu thuhet se në 2013 u martua me një militant.
 
Në raportin i javës së kaluar i njësisë britanike për luftë kundër terrorizmit, thuhej se vajzat të cilat kërkohen, për herë të fundit u panë në shtëpitë e tyre në lindje të Londrës. Para se të dalin nga shtëpia u thanë familjeve të tyre se do të dalin jashtë. Më pas tre vajzat adoleshente me avionin e kompanisë Turkish Airlines nga aeroporti britanik “Gatwick” u drejtuan për në Stamboll.
 
Qeveria e Britanisë së Madhe vlerëson se 600 persona janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Për akuza të lidhura me terrorizmin, vitin e kaluar në Britani të Madhe janë arrestuar më shumë se 200 persona./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit