1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një grimcë kripë himalaje ka 84 minerale; Këto janë 6 arsyet përse kripa rozë duhet të zëvendësojë atë të bardhën

Më të lexuarat

Kripa Himalajes është një substancë minerale e pastër që në mënyrë natyrale vjen në një ngjyrë rozë të lehtë. Njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj si një kurë terapeutike në mjekësinë popullore. Kripë rozë e Himalajes përmban 84 gjurmë mineralesh dhe elementesh që gjenden në trupin e njeriut. Disa nga këto minerale përfshijnë: kalcium, magnez, kalium, sulfat, Klorid sodium etj.

Gjithashtu kjo kripë ka një strukturë unike qelizore që ruan energjinë për ta emetuar në forma të ndryshme. Mineralet në këtë kripë janë mjaftueshëm të vogla , aq sa qelizat e organizmit tonë mund t’i përthithin lehtësisht. Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet kryesore të kripës rozë.

1. Detox

Kur tretet në ujë, kripa rozë Himalaje ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga indet dhjamore dhe lëkurës. Këtu mund të lexoni sesi mund ta përdorni kripën e Himalajes në rutinën tuaj të bukurisë

2. Ndihmon balancimin e niveleve Alkaline dhe Aciditetit të trupit tuaj

Ajo që duhet të bëni është të shtoni rreth 2 lugë gjelle kripë rozë në vaskë e të zhyteni në të për të paktën 30 minuta.

3. Përmirëson qarkullimin e gjakut

Kjo kripë mund të pastrojë enët e gjakut duke shkrirë çfarëdolloj grumbullimi që krijohet në këto enë dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Megjithëse kripa rozë ka një përmbajtje të lartë natriumi, kur përdoret në vend të kripës së përpunuar të NaCl, trupi juaj e ka më të lehtë përpunimin e mineraleve. Kjo, për shkak se trupi juaj nuk do të ketë nevojë për aq shumë ujë për të pastruar natriumin e tepërt.

4. Përmirëson tretjen

Enzimat e gjendura në kripën rozë mund të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së traktit gastrointestinal për të absorbuar lëndët e tjera ushqyese. Kjo kripë do të ndihmojë në tretjen më të mirë të ushqimit tuaj.

5. Cilësi më e mirë e gjumit

Kripa Himalajës ndihmon në përmirësimin e gjendjes së trupit dhe mendjen tuaj. Gjithashtu ju siguron substancat e nevojshme për të rikthyer nivelet e energjisë gjatë natës, kur jeni në gjumë.

6. Forcon trupin

Shumica e mineraleve që gjenden në kripën rozë Himalayan janë esenciale për trupin e njeriut, për mbajtjen e kockave të forta, indeve lidhëse, qarkullimit të gjakut dhe rigjenerimit të duhur të muskujve. Nëse jeni të prirur për artrit, lodhje mendore etj përdorimi i rregullt i kripës rozë Himalayan mund t’ju ndihmoje te ndiheni me mire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit