3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shefqa midis Mekës në seminarin kundër terrorizmit

Më të lexuarat

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, DR. Shefqet Krasniqi, gjatë vitit të kaluar u arrestua nga policia e Kosovës me akuzat për terrorizëm, ndërsa këtyre ditëve po merr pjesë në një konferencë kundër terrorizmit në Mekë.
Krasniqi kaloi një muaj në paraburgim, ku më pas u lirua për mungesë faktesh ndaj tij.
Krasniqi së fundi ishte pjesëmarrës në një konferencë për luftën kundër terrorizmit në Mekë, ku së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnavën, përfaqësuan Kosovën në këtë samit, thuhet sipas portali Sandzak Europe.
Gjatë konferencës, disa qindra përfaqësues të ulemave dhe komuniteteve myslimane në mbarë botën përmes letrave dhe diskutimeve të tyre kontribuuan në temën “Islami dhe lufta kundër terrorizmit”, në krye me myftiun e Saudisë Abdul-Aziz ibn Abdullah Al ash-Sheikh.
Vlen të theksohet se konferenca katër ditore e organizuar nga Liga Botërore Islame u mbajt nën patronatin e Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz në Mekë. 
Në fotografi shihen edhe disa dijetarë nga Bosnja, të cilët qëndrojnë krah për krah me prijësit fetar të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit