0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Superskandali, produkte ushqimore me pluhur tulle dhe pluhur allçie

Më të lexuarat

Një tjetër skandal po denoncohet fort nga ekspertët, sa i përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. Kohët e fundit është zbuluar se abuzimi me ushqimet ka arritur “majat”.

Në emisionin “Top Story” u shfaqën ato që ishin pluhur tulle dhe pluhur allçie, që përdoren masivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi.

Pra, mund të themi që sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka laboratorë që t’i identifikojë ato.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, tha Prof. Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

Emisioni denoncoi dhe një tjetër fakt tronditës. Produktet ushqimore, të cilat janë të ambalazhuara me materiale të ricikluara, rrezikojnë jetën e njeriut.

Sipas ekspertëve, ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim, migrojnë elementë kancerogjenë në ushqime. Këtu mund të përmendim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit, ujin, lëngjet e ndryshme.

“Në paketimet ushqimore bashkëjetesa nuk është asnjëherë miqësore mes produktit dhe paketimit. Nga paketimi te ushqimi emetohen, migrojnë produkte kancerogjene. Praktikisht ne kemi prova se ekzistojnë përbërës që nuk kanë qenë në produktin ushqimor në momentin e prodhimit të tij. Nga këto produkte do të përmendja qumësht, vaj ulliri, uji. Ndodhen produkte që të analizuara me aparaturë instrumentale të hollë, kanë rezultuar produkte të tilla që sulmojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut”, tha më tej Prof. Dr. Ilirjan Malollari./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit