-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shaholli: Shqiptarët kanë njëmijë arsye të mos votojnë Stevon për president

Më të lexuarat

Medai Shaholli

Kandidati për president Pendarovski si dhe gjithë armata e militantëve të saj brenda SDSM -së, vazhdojnë të mbeten pasuesit më të denjë të së kaluarës titiste në NMK.

Stevçe dhe Zajko janë nxënësit e shkollës së ”druzhe” Titos dhe pasuesit më të mirë të kësaj shkolle që ka nxjerrur SDSM-ja.
Shqiptarët kanë njëmijë arsye të mos votojnë Stevon për president, sepse ky paraqet figurën e këshilltarit antishqiptar që shpërtheu hapur kundër kryengitësve shqiptarë dhe popullatës civile qysh në kohën e konfliktit të 2001.

Përse duhet ta dëgjojnë shqiptarët Ali Ahmetin, një dezertor të radhëve të ish UÇK-së, që shqiptarët ta votojnë Pendarovskin një kriminel që ka urdhëruar shfarosjen e fshatrave shqiptare më 2001?

Jo, shqiptarët nuk duhet ta votojnë një kriminel edhe pse na sugjeron këtë një lider dhe një parti kurvicë si DUI dhe Ali Qameti, që kanë braktisur interesat kombëtare për pazare politike dhe për interesa të ngushta karrierste të një grupi të thekur titistësh brenda saj.

Jo, Pendarovski nuk meriton mbështetjen e shqiptarëve pasi është dëshmuar si antishqiptar.

Vota pro Pendarovskit është një thikë më shumë pas kurrizit ndaj shqiptarëve!

Gjarpri i zi Zajko, është një tjetër antishqiptar nga banda e titistëve të SDSM-së, që kanë shfaqur hapur shovenizmin e tij ndaj shqiptarëve kur deklaroi se Kosova është zemra e Serbisë.
Ndërsa në njërën anë ky shtet i leshit NMK, ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nga ana tjetër ky këlysh i Gligorovit thotë se zemra e Serbisë është Kosova, me këtë deklaratë ai dëshmon qartë për qëndrimin dhe nacional-shivenizmin sllav karshi shqiptarëve.

Këtë dekleratë shoviniste dhe pansllaviste mbi Kosovën e ka parë Ali Qameti dhe integristët e tij por, kanë heshtur për mos të prishur pazaret e ndyra dhe koalicionin qeverisës.

Për këtë deklarim të gjarprit Zajko heshtin të gjithë liderët shqiptar për shkak të interesave dhe pazareve politike.
Liderët shqiptarë shkuan dhe më larg, ata pranuan t’i votojnë dryshimet kushetuese ku shqiptarët mbetën edhe më tej si popull i përqindjeve dhe jo si shqiptarë.

Ndaj, sot karrierizmi dhe babëzitja për pushtet dhe para e liderëve shqiptarë, janë prioritete i tyre dhe jo kauza kombëtare e braktisur.

Kjo video e mëposhtme është një dëshmi më shumë për t’i bindur delet shqiptare që mos votojnë më sipas këshillave të çobanit por sipas logjikës së shëndosh që thotë se Pendarovski është një komit dhe vojvodë si paraardhësit e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit