3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ahmeti reagon për ndarjen e mjeteve për ndërtimin e katedrales Notre Dame

Më të lexuarat

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se fondet që i ka ndarë Qeveria e Kosovës do të ishte më mirë të destinohen për rastet në nevojë në Kosovë.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë.

Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata.

Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë të ja tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit