12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dyfishohet numri i diabetikëve në Shqipëri

Më të lexuarat

Prevalenca e diabetit të tipit 2 ka arritur në shifra të frikshme në vendin tonë. Mjekët në Shqipëri kanë paralajmëruar se çdo vit në vendin tonë trajtohen nga 3000 në 4000 raste të reja diabeti të tipit 2.

Mjekët raportojnë për raste alarmante të diabetit edhe në mesin e fëmijëve 10-15 vjeç, adoleshentëve të moshës 20 vjeç dhe të rriturve nga 30 në 35 vjeç.

Obeziteti Dhe Diabeti, Gërshetimi i Frikshëm Që Kanos Njerëzimin
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar obezitetin si sëmundjen e shekullit. Të dhënat e CIA World Fact Book tregojnë se në vitin 2016, prevalenca e obezitetit në vendin tonë arriti në 21.7 përqind të popullësisë nga 21.3 përqind në vitin 2008. Obeziteti është një faktor kyç për shfaqjen e e diabetit të tipit 2.

Një studim i Universitetit të Harvardit, ka zbuluar se obeziteti streson një sistem të tërë të membranave qelizore të cilat më pas nxisin fikjen e sinjaleve të lëshuara nga receptorët e insulinës.

Kjo i çel rrugën asaj që mjekët e përshkruajnë si “rezistenca ndaj insulinës.”

Insulina është hormone që transformon sheqerin në gjak në energji për qelizat.

Praktikisht, njeriu e tepron me ushqimet që konsumon dhe përpunimi, depozitimi dhe përdorimi i ushqyesve bëhet i ngadaltë.

Të gjithë sistemit ‘i digjet qarku’ dhe nis e të dërgojë sinjale alarmi.

Kjo situatë stresuese shkakton inflamacion qelizor ndërkohë që insulina nuk ka më aftësinë për pastrimin e gjakut nga sheqeri i tepërt.

Shenjat e Para Të Diabetit Që Duhet T’i Mësoni
Shenja e parë paralajmëruese e sëmundjes është faza që njihet si para-diabeti.

Simptomat ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm janë:

  1. Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  2. Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  3. Jeni më të etur se zakonisht
  4. Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  5. Ndjeheni më të lodhur se zakonisht.

Bishtajoret Kundër Diabetit
Ekspertët shprehen se njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rrezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gjak.

Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.

Statistikat tregojnë se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione fasulesh në javë përballen me një rrezik 25% më të ulët të shfaqjes së paradiabetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit