Një studim i ri i kryer nga Universiteti i British Columbia zbulon se ishulli Baffin, Nunavut është shtëpia e kristalit “kobalt-blu”. Autori i studimit thotë se është një gur i çmuar, i rrallë.
Gjeografia unike e ishullit Baffin lejoi që kristali të formohej 1.8 miliard vjet më parë, kur temperaturat arritën rreth 800 ° C. Kjo shkaktoi përzierjen e baltës me gur gëlqeror, të pasur me magnez.
Kristali gjendet në Vietnam, Kamboxhia dhe Kenia dhe fakti që ai është i rrallë, e bën shumë të çmuar për gjeologët dhe argjendarët. Kanadaja zakonisht nuk njihet si burim i këtyre gurëve të çmuar dhe të rrallë, veçanërisht ata me ngjyrë blu. Zbulimi mund të iu interesojë kompanive minerare.
Guri i gjetur në këtë ishull përmban të gjithë faktorët e duhur, që janë të nevojshëm për të prodhuar këtë gur të çmuar. Dy mostrat e gurit të kobalt-blu që u gjetën në shkëmb, ishin relativisht mirë të ekspozuara dhe nuk kërkonin gërmime të gjëra