-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E quajti masakrën e Reçakut trillim, Haradinaj shkarkon ministrin serb

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Sipas Haradinajt është e patolerueshme gjuha e përdorur nga Teodosijeviq për masakrën e Reçakut.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan në fund Haradinaj.

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic më datën që kujtonte 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar. “Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit