-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj, detyrë e opozitës së bashkuar

Më të lexuarat

Albin Kurti po e kërcënon Qeverinë e Ramush Haradinajt me anë të protestave. Ai e ka bërë publike strategjinë, me anë të së cilës, do që ta mbështetë për muri qeverinë e udhëhequr nga koalicioni PAN. Një turne i gjatë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, për t’i ftuar qytetarët në këto protesta, do të fillojë që sot – shkruan Gazeta e Re.
Që nga ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje, opozita kosovare e ka humbur fuqinë në parlament. Disa herë me radhë, PSD-ja është akuzuar se po shndërrohet në një “patericë” për PAN-in, në rastet kur koalicioni qeverisës në fjalë, kishte nevojë për kuorum në kuvend.

I pari i VV-së Albin Kurti, duket që më nuk do të pres rast tjetër, por po përgatitet për ta ftuar popullin në një protestë masive, siç e ka quajtur ai: “Kundër PAN hajnisë!”.

Siç dihet, kërkimi i variacioneve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nga pushteti, kanë filluar që nga viti i kaluar.

“Në ketë qeveri janë tre ministra që kanë aktakuza të ngritura. Është edhe një ministër që ka shkelur kodin penal duke rrezikuar sigurinë publike, por që është mbajtur në qeveri me votat e deputeteve të partive në ketë koalicion”, pat thënë shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, gjatë një seance parlamentare. Ç’është e vërteta, edhe pse këto akuza që kryesisht provonin të godisnin humbjen e legjitimitetit nga ana e qeverisë, nuk janë artikuluar asnjëherë deri më sot, në një mënyrë konkrete.

Mungesa e numrave të mjaftueshëm për ta provuar votën e mosbesimit, ka qenë dhe mbetet problemi themelor sipas Vjosa Osmanit, deputete nga radhët e LDK-së.

“Zgjedhje të përgjithshme siç po shihet nuk ka para shtatorit, sepse LDK dhe VV i kanë vetëm 43 vota” – që sipas saj janë të pamjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë. Ndërsa e pyetur rreth çështjes së protestave të cilat janë paralajmëruar nga ana e VV-së, ajo është shprehur se është e drejtë fundamentale e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë në lidhje me mënyrat e qeverisjes. Përfundimisht qytetarëve u duhet një shembull tjetër, në mënyrë për ta ndalur hovin e migrimit, “u duhet një kryeministër që nuk ka kurrfarë lidhjesh me krimin!” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Nga ana tjetër, VV-ja do t’i fillojë takimet qytetarët nga sot, për rrëzimin e qeverisë. Takimet do të fillojnë nga komuna e Vushtrrisë, për të vazhduar më pas, me çdo komunë tjetër.

Vet Kurti në një konferencë për media tha që arsyet për ta vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kësaj qeverie, ka aq shumë.

“Korrupsioni, papunësia e migrimi po rriten, kurse investimet, rendimentet dhe arsimi po bien. Mbi të gjitha, po shtohet hajnia e po zvogëlohet durimi. Me këto tubime nëpër komuna gjithandej Kosovës shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit në Kuvend, që e largon ketë qeveri dhe mundëson zgjedhjet e parakohshme demokratike për ndryshimet e domosdoshme politike, ekonomike e shoqërore”- janë të mjaftueshme, sipas tij, që shoqëria të mobilizohet kundër qeverisë.

Deri më tani, pakënaqësitë e qytetarëve janë manifestuar në një mënyrë krejt të pazakontë: ata thjesht kanë kërkuar mundësi për të ikur për fare nga vendi. Mbrëmë një lajm i tillë u bë viral në rrjetet sociale, meqë bëhej fjalë për një ish veteran të UÇK-së (Xhevdet Qeriqi-n), i cili nëpërmjet rrjeteve sociale paralajmëroi se është duke e pritur vizën dhe se vitin e ardhshëm shpreson se “po ecim nga Kosova ime e dashur.” Ky vendim, sipas tij, është marrë sepse “shpresat për një jetë më të mirë këtu, përfundimisht janë shuar!”

Në një periudhë dhjetë vjeçare, sipas të dhënave të fundit, afro 15% e popullsisë së vendit, ka emigruar për në vendet perëndimore. Ky fakt shqetësues të gjithë i ka trazuar, me përjashtim të qeveritarëve, të cilët nuk janë duke e ndier përgjegjësinë mbi supe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit