-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

POHIMI/ Terroristi australian, plan për të sulmuar një xhami në Serbi

Më të lexuarat

Terroristi australian Brenton Tarrant, njeriu që vrau 50 besimtarë në dy xhami në Zelandën e Re, do të bënte të njëjtën gjë dhe në një sosh në Sanxhak të Serbisë.

Kjo është pohuar nga Muamer Zukorliç, myfti i Sanxhakut, një ndër klerikët më të njohur dhe autoritarë në Serbi e rajon.

I ftuar në një emision teleleviziv, Zukorliç iu referua një vizite që Tarrant kishte bërë kohë më parë në Serbi.

“Jam njohur me të një dhënë të rëndësishme për ardhjen e tij në Serbi. Ai vizitroi një xhami në Sanxhak dhe emri i asaj xhamie u gjend në dokumentet e tij si një objektiv i mundshëm”, tha Zukorliç. Ai ftoi shërbimet e sigurisë në Serbi për ta hetuar këtë rast.

Ditë pas masakrës së tmerrshme, u mësua se Tarrant kishte bërë udhëtime në disa vende, përfshirë dhe Serbinë, ndërkohë që rrugës për në xhami me armën gati dëgjonte këngë çetnike kushtuar famëkeqit Karaxhiç. Po ashtu edhe arma e tij ishte me emra heronjsh serbë në luftë me osmanët.

Sanxhaku është një krahinë në Serbi e dominuar nga popullsi muslimane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit