-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

I riu që u dënua me vdekje në shekullin e 20-të në Amerikë, dëshmohet pafajësia pas 70 vitesh

Më të lexuarat

Afroamerikani George Stoney Junior ishte personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Amerikë, Karolinën e Jugut.
Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në një karrige elektrike më 16 qershor 1944. Gjatë gjykimit, deri në ditën kur u ekzekutua, e mbajti Biblën në duart e tij, duke argumentuar se ishte i pafajshëm. Ai u akuzua për vrasjen e dy vajzave, të bardha, Beti Jung Biniker (11) dhe Mary Emu Temz (7) në mars të atij viti.

Trupat e tyre u gjetën në një gropë të cekët afër shtëpisë ku George jetonte me prindërit e tij. Një dëshmi e vetme, indirekte në gjykim ishte fakti që ai kishte folur me vajzat një ditë para se të gjendeshin të vdekura.

Askush nuk ishte duke kërkuar alibinë

Ai dhe motra e tij më e vogël, Amy, po shëtisnin aty afër kur vajzat kaluan dhe i pyetën se ku mund të gjejnë lule. Alibia e tij kurrë nuk u mor parasysh, ndonëse ai e kishte atë. Në kohën kur vajzat u vranë, George me motrën e tij Amy, po ruanin lopët. Në atë kohë, të gjithë juristët në gjyq ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm dy orë dhe vendimi u miratua në vetëm 10 minuta.

I mbyllur në qeli

Para ekzekutimit, George nuk mund t’i shihte prindërit e tij për 81 ditë. Ai u mbajt në izolim, 80 kilometra nga qyteti ku jetonte. U mor në pyetje i vetëm, pa praninë e prindit ose avokatit. Sherif pohoi se djali kishte pranuar vrasjet, edhe pse nuk kishte asnjë dokument të nënshkruar ose të shkruar, shkruan Washington Post.

Nëpërmjet procedurave të gjykatës kaloi krejtësisht i vetëm. Asnjë afroamerikan nuk ishte i pranishëm në gjyq. Ai u vra në karrige elektrike me elektricitet prej 5.380 volt që kaloi nëpër kokën e tij.

Drejtësia vjen 70 vite më vonë

Shtatëdhjetë vjet më vonë, pafajësia e tij u provua nga një gjykatës nga Karolina e Jugut. Një pjesë e binarëve ku vajzat u vranë ishte mbi 19 kilogramë. Për këtë arsye, ishte e pamundur që Xhorxh ta ngrinte, le më t’i vriste vajzat. Në atë kohë, ai ishte rreth 152 centimetra i gjatë dhe peshonte rreth 45 kilogramë.

Djali ishte i pafajshëm por dikush e inskenoi ngjarjen që ai të dukej fajtor vetëm pse ishte me “ngjyrë”.

Stephen King u frymëzua nga historia e tij tragjike kur shkroi “Green Mile”, e cila u publikua në vitin 1999. Historia e tij është përshkruar në filmat: Historia e George Stinney, Jr (2017),”83 ditë” “Ekzekutimi i George Stinney”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit