1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sony me patentë të re, reklama gjatë lojës

Më të lexuarat

Nëqoftëse, mendoni se reklamat e shfaqura në mënyrë të rastësishme gjatë lojës janë të bezdishme, atëherë ky lajm nuk do të ju pëlqejë fare. Ditëve të fundit po qarkullon lajmi se Sony ka plotësuar një patentë të re që do zbatonte vendosjen e reklamave në lojëra.

Siç thotë patenta, lojtarëve në një pjesë të lojës do t’u jepej një paralajmërim se një reklamë do të shfaqet pas pak çastesh. Më pas loja do të vihej në pauzë dhe lojtarët do të duhej ta shikonin. Sapo reklama të përfundoj loja do të vazhdonte prapë.

Kjo me sa duket do të funksiononte vetëm në lojërat e tipit Single, gjithsesi nëqoftëse do të përdorej edhe në ato Multiplayer të gjithë lojtarët së bashku do të duhej ta shikonin reklamën.

Edhe pse nuk është shumë ndryshe nga reklamat që jepen në televizion, ky lloji i ri publiciteti është shumë i veçantë, pasi njerëzit me të vërtetë e blejnë lojën. Do të ishte njësoj sikur kompanitë e filmave të vendosnin reklama në mes të një DVD që ju sapo keni blerë.

Televizionet dhe formatet e tjera të medieve mund ta përdorin këtë metodë pasi klientët nuk e zotërojnë përmbajtjen. Kur e blen një lojë, ajo është e jotja. Ndoshta mënyra e vetme për të mos acaruar çdo lojtar, do të ishte të vendosnin reklama si ato të tipit të lojërave falas në celularë. Nëqoftëse, një platformë loje ose një lojë do të ishte falas, atëhere kjo do të ishte e arsyeshme. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit