Në pamje të parë, ajo që shihni duket si një gjethe fieri, e që është emblema tradicionale e Zelandës së Re, por nëse shikoni më afër, do të vëreni se në tëjanë 50 silueta që përfaqësojnë viktimat muslimane në forma të ndryshme.
Ky nderim i një lloji të veccantë për viktimat e sulmit terrorist të premten në dy xhami, është bërë nga artisti Pat Campbell, karikaturist i gazetës australiane Canberra Times.
“Unë së pari vendosa 49 silueta dhe kur numri i viktimave u rrit në 50, shtova një siluetë tjetër”, tha Campbell.
Për shtatë ditë, kjo karikaturë po qarkullon në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e përshkruajnë atë si “të thjeshtë por të mrekullueshëm”.
Campbell tha se kishte qëndruar në Christchurch disa herë.
Ideja e karikaturës erdhi tek ai të premten në mëngjes kur ballafaqua me lajmin i një sulmi mbi dy xhami në Christchurch. /tesheshi.com/