3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipti i kërkon botës një ndërhyrje të ashpër në Libi

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë së regjimit egjiptian, Sameh Shoukry, njoftoi sot se do të shkonte në një samit antiterrorist në Uashington për të kërkuar një ndërhyrje të ashpër në Libi ku organizata ISIS pretendoi ekzekutimin e 21 të krishterëve egjiptianë.
 
“Sameh Shoukry po shkon në Uashington për të marrë pjesë në një samit antiterrorist më 18-20 shkurt dhe për të shprehur qëndrimin e Egjiptit përballë terrorizmit”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme.
“Të lësh situatën në Libi pa një ndërhyrje të ashpër për të ndalur progresin e organizatave terroriste përbën një kërcënim të hapur për sigurinë ndërkombëtare dhe paqen”, theksoi ndër të tjera Ministria e Punëve të Jashtme në Kajro.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit