2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

I mbijetuari i sulmit në Zelandën e Re rikujton momentet e terrorit

Më të lexuarat

Somalezi Adan Ibrahim Dirie, një i mbijetuar i sulmit terrorist që ndodhi javën e kaluar në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, thotë se përgjithmonë do të jetoj me momentin kur u vra me gjakftohtësi djali i tij.

“Kur terroristi hapi zjarr, ai qëlloi në kokë djalin tim që kishte tre vjet e gjysmë”, tha ai, duke folur për Anadolu Agency (AA).

Diria, i ati i Mucad Ibrahim, i cili ishte viktima me moshë më të re në sulmin terrorist në xhaminë Al Noor, përshkruan peripecitë që ka kaluar.

“Zoti i dha jetë djalit tim. Pastaj Ai e morri sërish. E premtja e kaluar ishte e vështirë për mua, për Zelandën e Re dhe për mbarë botën islame”, tha ai.

Duke theksuar se besimtarët ishin duke dëgjuar hutben e xhumasë kur ndodhi sulmi, Dirie thotë se djali i tij ndërroi jetë pasi u qëllua.

“Unë besoj në Zot, besoj se gjithçka është e lidhur me Zotin. U desh që unë të bëhem durimtar dhe u ndjeva siç ndjehen të gjithë muslimanët’, thotë ai.

Dirie thotë se arriti të mbijetoj duke u kamufluar në mënyrë që terroristi të mos e vërente. Ai thekson se është mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe miqësinë nga njerëzit nga të gjitha anët e botës, veçanërisht nga ata të Zelandës së Re.

“Ne duhet të bisedojmë më tepër dhe të ndërmarrim më shumë aksione për muslimanët. Ne tani jemi të unifikuar”, thotë Derek Tait, anëtar i komunitetit vendas Maori në Zelandë të Re.

“Ai është një humbës. Ai humbi, por ne fituam”, shton Tait, duke iu referuar terroristit.

Më 15 mars, të paktën 50 persona u vranë kur një terrorist hapi zjarr ndaj besimtarëve gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Në lidhje me këtë sulm terrorist janë ndaluar katër persona, tre meshkuj dhe një femër. Njëri prej të dyshuarve u lirua më vonë.

28-vjeçari Brenton Tarrant, i lindur në Australi, po mbahet si i dyshuar në burgun e sigurisë së lartë në qytetin Auckland dhe përballet me akuzat për masakër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit