1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Atentat “Nardit të Bujtinave”, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Më të lexuarat

Makina Furistradë e “Nardit të Bujtinave” siç e njihnin në zonë, por jo vetëm, ka mbetur në mes të rrugës në Grudë. Siç mund të shihni nga pamjet e para nga vendngjarja, të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, duket mjeti që ka dalë pak nga rruga, ndërsa mbi të shquhen gjurmët e plumbave të automatikut që vrau 35-vjeçarin.

Si u vra në pritë Nard Polia, ja kë kishte në makinë

5-vjeçari Ferdinant Polia u vra në pritë pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Grudë të Shkodrës. Ai është i njohur si pronar i bujtinës Polia në Theth ndërsa punonte dhe në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë (shih fotot).

Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Nard Polia sapo kishte dalë nga servisi, ku kishte marrë makinën dhe mësohet se në makinë ka patur edhe një punonjës të servisit i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinant Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe vitet e fundit ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij. Nuk ka ende të dhëna për pistën e hetimit, pasi Polia nuk ka precedentë apo konflikte të njohura nga organet e rendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit