3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Njerëz me ambicje të larta

Më të lexuarat

Nxënës i nderuar!

Kush të pengon nga epërsia dhe suksesi?

A është varfëria? Ose Sëmundja? Ose dembelia dhe përtacia?

Lërë përtacinë dhe nisu drejt lartësive.

Ja një shembull në këtë drejtim:

Dr. Muhamed Jahja është profesor i letërsisë angleze në fakultetin filologjik në universitetin e Kairos dhe është shembull në këtë drejtim.

Ai vuan nga sëmundja e muskujve që nga klasa e parë, pasiqë kishte pasur temperaturë të lartë. Shërimi nuk korri sukses dhe sëmundja ia dëmtoj të gjitha muskujt, kurse kjo shkaktoi mosfunkcionalitet të tërë trupit të tij, përveç nëj lëvizjes së vogël të dorës, si nderim nga Zoti, me te shkruan dhe i udhëheqë disa punë të tija.

Babai i tij e dërgonte dhe merte nga shkolla. Kështu veproi derisa u regjistrua në Fakultetin e filologjisë, në të cilin fakultet ishte i pari gjatë tërë viteve të studimeve. U mahnit me te profesori i tij, dr. Reshad Rashidi dhe vendosi të sfidon rregullat e universitetit dhe e përcaktoi si asistent në katedrën e tij. Ai vazhdoi studimet e tija të larta gjersa u bë profesor doktor në Universite, përkthyes, mendimtar, analist, shkrimtar islamik, i cili ka disa libra të botuara dhe kontribute të dalluara në gazeta dhe revista arabe.

Dr. Muhamed Jahja thotë: arrita ta vazhdoj shkollimin tim me durim dhe qëndresë. I kam mësuar pesë gjuhë: gjuhën angleze, franceze, gjermane, italiane dhe spanjolle. Tani jam mentor i disertacioneve të magjistraturës dhe doktoraturave në katedrën e gjuhës angleze, përkthej librat bazorë dhe nuk kam aspak kohë të lirë. Elhamdulilah, jam martuar dhe kam një djalë dhe një vajzë.

Dr. Muhamed shton dhe thotë: e meta fizike shume herë krijon stimulimin te njeriu për ta kompenzuar atë, që më vonë të tregon sukses dhe epërsi në shumë sfera të jetës.

All-llahu, subhanehu ve teala, ndoshta e privon njeriun e hendikepuar nga ndonjë gjë, mirëpo ia kompenzon me gjëra tjera, e bën largpamës, intelegjentë, me kujtesë të fuqishme, me qëndresë, aktiv, dashamir i punës, me shpirt lideri dhe i tërhjekshëm për njerëzit.

I zellshëm është ai që ka mundësi ti njeh aftësitë dhe shkathtësitë e tija dhe ka mundësi ti punësojë dhe ti shfrytëzojë si duhet. Kjo vlen për njeriun e hendikepuar, e çka të themi për ate që All-llahu e ka krijuar me shëndet të plotë dhe pa të meta fizike?!

islamtoday.net

Përktheu: Bekir Halimi 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit