10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Islamofobia dhe strukturimi i Rendit të Ri Botëror pas Luftës së Ftohtë (II)

Më të lexuarat

Nga Hatem Bazian
Vazhdim i pjesës së parë.

Gjatë kësaj periudhe dhe asaj të pas Luftës së Ftohtë, muslimanët dhe Islami kthehen në një kategorinë të re në Shtetet e Bashkuara; në “Tjetrin”, ku përjashtimet dhe format e ndryshme të diskriminimit dhe racizmit ndaj individëve dhe grupeve arritën nivele të larta. Procesi i “tjetërsimit” ndaj muslimanëve u lëshua nga elitat politike që donin të krijonin një strategji për të ruajtur pushtetin gjatë periudhës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përqendrohej në shpenzimet masive ushtarake, të cilat rrezikonin të shkurtoheshin pas disfatës së Bashkimi Sovjetik. Ndërsa kuqalashja, “Perandoria e së Keqës”, mori fund, makineritë për krijimin e një kërcënimi të gjelbër u përqendruan në formimin e tezës së “Përplasjes së Qytetërimeve” të Huntingtonit, e cila siguroi ndryshimin e nevojshëm dhe përdorimin e racizmit kulturor si bazë për diferencim dhe armiqësi. Përdorimi i racizmit kulturor si bazë për tezën e “Përplasjës së Qytetërimeve” është ri-emërtimi i racizmit biologjik të para-Luftës së Dytë Botërore dhe është ofruar si një tabelë udhëzimi për të ruajtur të njëjtat botëkuptime raciste dhe perspektiva që ekzistonin dhe më herët në versionin e mëparshëm biologjik.

Në këtë kontekst, islamofobia nuk ka të të bëjë shumë me Islamin apo edhe me vetë muslimanët në tërësi, me jetën dhe shpresat e tyre, por ka të bëjë më shumë me pasiguritë e shoqërive perëndimore në tërësi. Lufta e Ftohtë krijoi një kornizë të përbashkët dhe e paraqiti konceptin e “Neve” si një anë e mirë që luftoi kolektivisht kundër “Atyre”, komunistëve, të cilët përfaqësonin të keqen. Mirëpo, pyetja mbeti se çfarë të bënin më pas dhe cila ishte rruga përpara. Mësymja e Islamit dhe muslimanëve ishte mënyra më e mirë për të përcaktuar politikat, kulturën, ekonominë, fenë dhe identitetin në periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Duke i zmadhuar dallimet e duke i transformuar ato në një kërcënim ekzistencial në mendjen e publikut amerikan dhe perëndimor, krijimi i një ndjenjeje fiktive të unitetit patriotik dhe të një qëllimi të përbashkët ndoshta është aktualizuar. Elitat politike të SHBA-ve, të cilat u tërhoqën në përballjen me “Perandorinë e Keqe”, dolën më pak të bindur dhe më të pasigurt për të tashmen dhe të ardhmen duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet globale politike, ekonomike dhe shoqërore në këto kohë të zhvillimit me shpejtësi. Përdorimi i islamofobisë dhe demonizimit i Islamit dhe muslimanëve shërben për devijimin e përsosur të politikanëve populistë që nuk u ka mbetur tashmë një vizion i vërtetë për të ardhmen dhe janë në gjendje të përjetojnë frikë nga frika për të rrokullisur rrugën e tyre të pushtetit me retorikë helmuese duke premtuar restaurimin dhe madhështinë.

Teza e “Përplasjes së Qytetërimit” e Bernard Lewis-it, e cila u bë e njohur përmes shkrimeve të Samuel Huntington-it, ofron një panoramë të re për epokën e pas Luftës së Ftohtë, duke pohuar: “Hipoteza ime është se burimi kryesor i konflikteve në këtë botë të re nuk do të jetë vetëm ideologjik dhe ekonomik. Ndarjet e mëdha e njerëzimit do të kenë si burim kryesor të konfliktit aspektin kulturor. Shtetet dhe kombet do të mbeten aktorët më të fuqishëm në çështjet botërore, megjithatë, konfliktet kryesore të politikës globale do të ndodhin midis kombeve dhe grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Përplasja e qytetërimeve do të dominojë në politikën globale. Linjat e grindjeve mes civilizimeve do të jenë linjat e betejës së të ardhmes.”

Për Huntington-in dhe të tjerë që e miratuan këndvështrimin e tij, sfida më e madhe për Perëndimin do të vijë nga një lidhje e re konfuçiano-islamike, e përqendruar kryesisht në të drejtën e konstatuar për zhvillimin dhe vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë, e cila shihej si në kundërshtim me miratimin e pushtetit perëndimor të mospërhapjes. Në tezën e “Përplasjës së qytetërimeve”, elitat perëndimore dhe aktorët shtetërorë zgjodhën një armik të ri përmes të cilit të mund të zgjerohej mirëmbajtja dhe shtrirja e fuqisë ushtarake, ekonomike, sociale dhe fetare. Kjo lloj teze e përkthen islamofobinë në një paradigmë të politikës së jashtme dhe i rivendos politikat e shteteve perëndimore në përballje me aleancën islamiko-kineze. Islamofobia bëhet mjet i nevojshëm për lindjen e rendit të ri botëror. Në një artikull të botuar në Revistën e Kombit, Edward Saidi e quajti tezën “Përplasje e Injorancës”, ku etiketat si “Islami” dhe “Perëndimi” shërbejnë vetëm për të na hutuar nga një realitet i çrregullt.” Për më tepër, Said deklaroi se “as Huntington-i as Lewis-i nuk kishin shumë kohë për t’i dedikuar dinamikës së brendshme dhe pluralitetit të çdo qytetërimi, ose për faktin se gara kryesore në shumicën e kulturave moderne ka të bëjë me përkufizimin ose interpretimin e çdo kulture, ose për mundësinë e pakuptueshme që një pjesë e madhe e demagogjisë dhe injoranca e çiltër është e përfshirë në pretendimin për të folur për një fe të tërë ose një qytetërim në tërësi. Jo, por Perëndimi është Perëndimi, dhe Islami është Islami”.

Në kapitullin e parë të librit, Huntington përdor një citat që shkon drejtpërdrejt në formimin e diskurseve kundër Islamit në perjudhën pas Luftës së Ftohtë, që sipas tij shërben si mjet për të përcaktuar “atë që ne jemi” në epokën e një ndryshimi global: “Një Weltanschauung e zymtë, për këtë epokë të re, e ka shprehur shumë bukur një nga demagogët nacionalist venezian në romanin e Michael Dibdin, Laguna e Vdekur: “Nuk mund të ketë miq të vërtetë pa armiq të vërtetë. Nëse nuk e urrejmë atë që nuk jemi, nuk mund ta duam atë që jemi.

Këto janë të vërteta të vjetra të cilat ne po i rizbulojmë plot zhgënjim e dhimbje pas një shekulli. Këto janë vetëm një pjesë e këtij refreni. Ata që i mohojnë këto të vërteta kanë mohuar familjen, trashëgiminë, kulturën, të drejtën e tyre për rilindje dhe mbi të gjitha veten e tyre! Nuk do jetë e lehtë të falen. “E vërteta e pafat në këto të vërteta të vjetra nuk mund të injorohet nga burrat e shtetit dhe mendimtarët. Për popujt që kërkojnë identitet dhe duan rindërtimin e përkatësisë etnike, ekzistenca e armiqëve është thelbësore dhe të tillët, potencialisht më të rrezikshmit, gjenden përgjatë vijave të përplasjes mes qytetërimeve më të mëdha botërore “. Qëllimi i kësaj teze është gjetja e tyre dhe të duash veten gjatë kësaj gjetje duke urryer atë që nuk jemi, e cila për Huntington-in është e barabartë me muslimanët dhe kinezët.

Kuptohet qartë se teza e “Përplasjes së Qytetërimeve” e Huntingtonit është thirrje për të afirmuar pikëpamjet e Perëndimit, ose më saktë të SHBA-ve, duke nxjerrë dallime të qarta nga qytetërimet islame dhe sinike. Këtu, tema e muslimanëve dhe Islamit (si dhe e kinezëve, por kjo çështje nuk do të trajtohen këtu) shërben si instrument për të krijuar një kohezion të brendshëm në SHBA, i cili në mendjen e Huntingtonit mungon në fakt. Por ajo shërben edhe për të ruajtur dhe zgjeruar pushtetin dhe dominimin. Nuk nuk ka asgjë për t’u habitur me faktin se libri i mëvonshëm i Huntington-it e ka përshtatur diversitetin si njëri prej problemeve dhe pohon se dobësia e perceptuar perëndimore është për shkak të “multikulturalizmit”, i cili qëndron në thelb të qytetërimi anti-evropian. Në thelb, është një ideologji anti-perëndimore. Shprehjen “Kush jemi ne?” Huntingtoni e inkuadron si një pyetje dhe teska përgjigjet, ai mundohet të problematizojë praninë në rritje të meksikanëve në SHBA, duke i parë ata si kërcënim për ruajtjen e natyrës kohezive të vendit për shkak të faktorëve të ndryshëm që pengojnë asimilimin e tyre në shoqërinë amerikane. Të marra së bashku, “Përplasja e qytetërimeve” dhe “Kush jemi ne?” ofrojnë një plan ideologjik për një konceptualizim të ri të problemeve që kanë ngritur rendin e djathtë dhe konservator që prej të drejtat të qytetarëve dhe lëvizjës kundër luftës në Vietnam.

Shfaqja e tezës së “Përplasjes së Qytetërimeve” lejoi për shtetin, lëvizjen e ekstremit të djathtë kundër-xhihadizmit, lëvizjen neokonservative, segmentet e mëdha të lëvizjes ndëretnike sioniste dhe grupimee e ndryshme liberale, duke përfshirë të majtën e pro-luftës dhe lëvizjen e re ateiste, që të lëshojnë breshëri fjalimesh islamofobike për të racionalizuar rendin e ri botëror dhe rolin e tyre qendror në luftimin e tij. Kështu, islamofobia bëhet një gyp ideologjik përmes të cilit krijohen aleanca dhe koalicione ndërkombëtare e vendore, ku pjesëmarrësit përdorin Islamin dhe individin musliman si pllakë për të renditur interesat e tyre të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake. Të gjitha forcat e përmendura prodhuan materiale për të mbushur qarqet politike, mbulimin mediatik dhe diskutimet publike me në fokus përjashtimin ose margjinalizimin e zërave që nuk janë të angazhuar në këtë inkuadrim. Rasti i islamofobisë është i njëjtë me mënyrën se si periudha antikomuniste dhe e Luftës së Ftohtë krijoi aleanca dhe forca të brendshme dhe ndërkombëtare horizontale dhe vertikale të angazhuara në këtë politikë.

Autori është bahkëthemelues i Zaytuna College dhe njëherësh lektor i teologjisë dhe legjislacionit islam aty. Bazian gjithashtu shërben edhe si lektor në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 2012 ai nisi publikimin e revistes shkencore “Islamophobia Studies Journal,” dedikuar Islamofobisë, ku ndër të tjera ka hulumtuar the rolin e organizatave hebreje pro-izraelite apo sioniste në financimin dhe nxitjen e Islamofobisë.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit