-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Papunësia po e lodhë shtetin e Kosovës

Më të lexuarat

Në shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës papunësia mbetet problemi kryesor. Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se ka pasur zhvillime në ekonomi, mirëpo rritja ekonomike, gjendja sociale dhe papunësia mbeten sfidat më të mëdha të shtetit shtatëvjeçar.
 
Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku thotë se në Kosovë është ndërtuar një sistem i mirë i lidhjes së rrugëve, duke u ndërtuar edhe një autostradë moderne dhe një që është në përfundim e sipër.
 
Sadiku e konsideron pozitive anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë. “Ka pasur zhvillime, Kosova është anëtarësuar në Bankën Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim, në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe institucione tjera ndërkombëtare”.
 
Por Sadiku thotë se papunësia mbetet njëri prej problemeve më serioze të Kosovës. “Ajo që e përshkon krejt këtë proces është papunësia. Ky problem nuk ka lindur vetëm nga koha e shpalljes së pavarësisë, por është njëri ndër problemet kryesore. Ajo që nuk ka ndodhë e kemi pritur shumë, janë investimet e jashtme që nuk kanë pasur rritje këto vitet e fundit. Në vitin 2008 i kishim rreth 470 milion euro investime dhe tani këto kanë rënë këto vitet e fundit 200 milion, që tregon se kemi rënie serioze dhe është reflektuar edhe në normën e rritjes ekonomike”, ka thënë Sadiku për Gazetën Tribuna.
 
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës Nagip Skënderi, thotë se këto 7 vite pavarësi në aspektin ekonomik mbetet për të dëshiruar. Skënderi madje thotë se është punuar pa plan ekonomik që nga koha kur administrata e UNMIK-ut u dha kompetencat vendorëve. “Këto 7 vite të pavarësisë në aspektin ekonomik nuk kanë mundur t’i përmbushin të gjitha aspiratat dhe nuk ka pasur as program qeveritar, nuk ka pasur një eksport më të madh as rritje të GPD-së dhe një rritje të vogël ekonomike”.
 
Skënderi konsideron se shteti duhet të ketë parasysh se çdo vit janë të gatshëm për treg të punës rreth 30 mijë të rinj që nuk gjejnë vende pune dhe zgjedhin perëndimin si shpëtim. “Ajo që mbetet shqetësuese është papunësia dhe ikja e të rinjve dhe mos përmirësimi i gjendjes”./ Tribuna
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit