Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq momentin kur arreston njërin nga terroristët në dy xhamitë në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 40 tjerë u plagosën.
Shtetasi australian i identifikuar si Brend Tarrant kishte shkuar me veturë deri te xhamia, ku kishte qenë i armatosur deri në dhëmbë, dhe më pas shihet duke nxjerrë armët dhe duke qëlluar besimtarët që ishin brenda xhamisë.
Në video shihet se si njëri nga sulmuesit/terroristët kishte tentuar të arratiset nga vendi ngjarjes, por ishte reagimi i shpejtë i policisë që bëri që ai të përfundojë në pranga, e vetura e tij të qëndrojë e varur nga përplasja me veturën e policisë.
Ai shihet i shtrirë në tokë, derisa policët e rrethojnë dhe e prangosin. E në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re e ka cilësuar si “ditën më të errët për Zelandën e Re”.