-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skandal në librin e Sociologjisë: Fyerje dhe shpikje ndaj Zotit dhe mësimeve të fesë?! (Document)

Më të lexuarat

Skandalet me tekstet mësimore të shkollave shqiptare nuk kanë të sosur.

Pas “këshillave” se si nxënësit mund të rrisin temperaturën për të mos shkuar në shkollë apo rasti ku vëllai duhet të zgjedhë mes tij dhe të motrës se cili prej tyre do të hajë një karamele me helm vdekjeprurës, skandaleve i shtohet edhe një e dhënë kontroverse dhe jo e saktë që ka të bëjë me fetë.

Me vite të tëra, nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri mësojnë Sociologjinë nga libri me autorësi të Fatos Tarifës, Klementin Miles dhe Flora Gjokës e botuar nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”.

Në faqen 109 të këtij libri, në pjesën ku shpjegohet Islami, aty ku renditen pesë shtyllat e Islamit, ekziston një fjali që është krejt e kundërta e asaj që predikon ky religjion, transmeton albeu. Madje kjo, sipas Islamit përbën fyerjen më të rëndë dhe shpikjen më të ulët ndaj Zotit dhe mësimeve të fesë së vetme, të pastër monoteiste. 

“Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij” (Sociologjia për klasën e 11-të, faqe 109).

Kjo është fjalia më skandaloze pasi bie ndesh plotësisht me predikimin monoteist të Islamit për një Zot të vetëm.

Sipas predikimeve islame, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Më poshtë sjellim një kaptinë për referim dhe qartësi.

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!  

All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.  

As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.  

Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” {Kur’an: Ihlas}

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit