Në Frankfurt të Gjermanisë, në Panairin vjetor, u ngrit dhe flamuri shqiptar, që për çudi kishte të stampuar yllin komunist me pesë cepa.
Pas këtij skandali ka pasur reagime të shumta.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se kryeministri Edi Rama, nuk rri dot pa rikthyer flamurin e etërve të tij.
“Edvini rikthen flamurin e etërve të tij xhelatë! Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar. “,- ka shkruar Berisha.
Ylli me i verdhë me pesë cepa, që simbolizon një heraldikë të Partisë së Punës, është hequr nga flamuri që në vitin 1992, ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga qeveria lidhur mbi këtë skandal.