Autoritetet në Cinque Terre të Italisë, parashikojnë dënim deri në 2,000 funte, për turistët që shkojnë pa këpucë në atë qytezë.
Vendimi është marrë pas ankesa të shumta të udhëheqësve të turistëve, të cilët e kanë pasur të vështirë të ecin nëpër atë zonë me rrugë të pjerrëta.
Njësitet speciale do të patrullojnë nëpër qytezë, që t’i dënojnë ata që nuk iu binden, prej 20 deri në 2,000 funte, në atë që besojnë se është për të mirën e vizitorëve.
“Ka pasur intervenime të shpeshta, për t’i shpëtuar turistët që kanë mbetur zbathur, sepse papuçet janë të papërshtatshme për këto shtigje” thuhet në raport.
Gjatë vitit të kaluar, një familje e tërë gjermane ka mbetur zbathur dhe është dashur të shpëtohet, bashkë me karrocën me fëmijë.
Në anën tjetër, po konsiderohet mbyllja e disa zonave dhe ndalimi i hyrjes së turistëve, nga frika se mund të shkatërrohet shtigjet e lashta.