Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.Ngjarja është raportuar në lagjen numër 4 të qytetit.
Sipas policisë, 80-vjeçarja jetonte me djalin e saj dhe ka qenë ky i fundit që e ka gjetur pa shenja jete.
Por burime nga policia thonë se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune.
Dyshohet se ajo është goditur më pas mbytur nga djali i saj 50 vjeç.
Po të njëjtat burime thonë se 50-vjeçari ishte konsumues i pijeve alkoolike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.