0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Apple punon mbi prodhimin e një makine elektrike

Më të lexuarat

Siç konfirmon ”Wall Street Journal”,.gjiganti informatik ”Apple” po punon aktualisht për ndërtimin e veturës së saj elektrike që do të ketë formën e një makine mini-fugon.

 

”Qindra punonjës të grupit ”Apple” janë punësuar për këtë projekt të fshehtë të quajtur “Titan” dhe disa drejtues kanë shkuar në Austri për të marrë informacione nga prodhuesit e makinave”, theksoi e përditshmja amerikane.

“Kompania ”Apple” shpreson të lërë gjurmë në tregun e makinave elektrike ashtu si tek smartfonët me ‘iPhone-n”, shkruan e përditshmja duke cituar burime të brendshme të kompanisë.

”Apple” po bashkëpunon gjithashtu me disa kompani që merren me prodhimin e makinave. Kompania ka punësuar këto vitet e fundit disa inxhinierë dhe dizanjerë që kanë pasur eksperienca të mëparshme me inxhinierinë mekanike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit