3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrëfimi i familjarëve, si e humbën jetën dy shqiptarë në aksidente të rënda

Më të lexuarat

Për pak orë dy mërgimtarë nga Kosova ndërruan jetë tragjikisht rrugëve të Evropës.

Ishte i pari Beg Morina nga Hasi i Prizrenit që bëri vetë aksident e të njëjtin e xhiroi drejtpërdrejtë në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, të martën rreth orës 01:30 minuta, babai i katër fëmijëve, 35 vjeçari, Rrustem Alaj ndërroi jetë në Zvicër, e dyshimet e para janë se gjatë vozitjes pësoi sulm në zemër.

Media sjell rrëfimet për të dy rastet.

Kishte pak ditë që kishte shkuar për në Zvicër pas një vizite disa ditore që kishte pasur në Kosovë.

Por, rikthimi në vendin ku tash e sa vite po jetonte së bashku me familjen i kushtoi atij me jetë pas një aksidenti tragjik që pati në orët e para të së martës.

35’vjeçari Rrustem Alaj, deri sa po kthehej në shtëpi nga puna, siç shkruajnë mediat zvicerane, për arsye ende të paqarta, del nga rruga dhe rrotullohet shumë herë deri në 180 metra largësi.

“Të martën e 26 shkurtit, pak para orës 01:30, ka qenë një udhëtar në rrugën ‘Krumbachstrasse’, në një kthesë të gjatë në të majtë u ndryshua rruga e automjetit për arsye të paqarta dhe del nga rruga. Vetura u rrotullua shumë herë deri në 180 metra. Udhëtari ishte një 35’vjeçar që gjatë rrotullimit të veturës ka dalë nga automjeti dhe aty i ka marrë lëndimet më të mëdha”, thuhet në shkrimin e Gazetës zvicerane 20 min.

Vetura e te ndjerit pas aksidentit

Media gjatë ditës ka marrë rrëfimin e familjarëve të të ndjerit që jetojnë në Kosovë.

Familjarja e tij, Valbona Zeqiraj ka thënë se kanë marrë vesh për rastin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve që kanë, dyshimet e para të hetuesisë në Zvicër janë se i ndjeri kishte pasur sulm në zemër në momentin që ndodhi aksidenti, pasi që, nuk flitet për ndonjë tejkalim të shpejtësisë, apo përplasje me ndonjë veturë.

“Ka ora 1 e mesnatës ka ndodhur rasti, ai ka dal nga rruga është rrokullisur nga rruga por nuk e ka goditur askënd. Mjekët kanë mbet me e bo konfirmimin a ka pas sulm në atë moment”, thotë Zeqiraj, duke shpjeguar se i ndjeri po kthehej në shtëpi kur ndodhi rasti.

Rasti i Rrustemit është i treti i rast tragjik që ka ndodhur për pak vite.

Në vitin 2014’të atij i kishte vdekur axha në një aksident me veturë, ndërkaq, djali i axhës së tij, Atdhe Zeqiraj në moshën 18-vjeçare kishte vdekur po në një aksident në Gjermani.

“Ka qenë djalë shumë bujar dhe shumë human, një djalë shumë i zoti, i edukuar dhe i dashur”, thotë vajza e hallës së tij.

Trupi i tij do të kthehet në vendlindje nesër gjatë ditës, ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenovc të Deçanit.

35-vjeçari ka lënë prapa katër fëmijë dhe gruan, me të cilët jetonte në Zvicër.

https://www.facebook.com/beg.morina.1/videos/793008214368734/

Vdekja në aksident e mërgimtarit që u xhirua Live në Facebook

Babai i katër fëmijëve, Beg Morina, menjëherë pas luftës kishte hapur biznesin e tij në Hungari, nga ku punonte si bukëpjekës.

Mallin për atdheun, zakonisht e hiqte përmes muzikës, deri në natën tragjike, kur duke kënduar, vetura të cilën po e voziste, në kohën kur edhe po komunikonte me njerëz përmes lidhjes direkte në Facebook, doli nga rruga dhe ai mori plagë të rënda, për të vdekur në vend të ngjarjes.

Rasti tragjik u xhirua në lidhjen direkte, dhe ndodhi saktësisht dy minuta pasi që i njëjti po tregonte se po voziste me shpejtësi 180 kilometra në orë.

Së bashku me të, dëgjohen edhe dy zërat e shokëve të cilën kërkojnë ndihmë, e madje, edhe Begu në minutat e fundit të jetës.

Më së shumti të tronditur janë familjarët të cilët thanë se i njëjti kishte shkuar për të punuar në Hungari që t’ia siguronte familjes që jetonte në Kosovë një jetë më të mirë.

Djalit i motrës së të ndjerit Ramadan Osmankaqi, i ka thënë medias nuk kanë vendosur se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit, pasi që nuk ka përfunduar ende autopsia.

Për të ndjerin po flet më fjalët më të mira. “Ka qenë njeri i mirë dhe që e ka shiku të ardhmën e vetë dhe të familjes së tij”, shtonte ai.

45’vjeçari Beg Morina ka lënë prapa katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, ndërkaq varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në Has, sapo të kthehet trupi i pajetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit