1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Analizë mbi Kudsin, nën hijen e ajeteve kur’anore

Më të lexuarat

Zoti thotë në Kuran: “Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.”(Isra, 6)

ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرً

Por, kur do të ndodhë ky kthim?

Ky kthim do të ndodhë atëherë kur ne të kthehemi për së dyti adhurues tek Zoti. Nëse doni zgjateni në kohë dhe nëse doni shkurtojeni atë, (kohën e rikthimit) por këtë çështje duhet ta konsideroni si çështje fetare. Mos e shihni si çështje e Arabëve apo e politikës ose diçka tjetër, por konsiderojeni atë si çështje besimi, si çështje islame. Dhe kjo nuk do të ndodhë derisa gjithësecili prej nesh të jetë i nënshtruar ndaj Zotit. Dhe nëse do të jemi besimtarë të sinqertë ndaj Zotit ato nuk do të kenë asnjë fuqi ndaj nesh.

Prej rregullave të Zotit është se kur Ai na paraqet një çështje në kur’an, domosdoshmërish këtë çështje do e gjejmë të reflektuar dhe në univers.

Pra, edhe nëse nuk do të ndodhte mësymja e dytë e jehudëve ndaj myslimanëve, do të ishte gjendja jonë, si të shkëputur nga metodologjia hyjnore ku gjithësecili ndjek dëshirat e tij, ajo që do të sillte mësymjen e jehudëve ndaj nesh. Përndryshe premisa e mësipërme kuranore nuk do të vlente. Pasi Zoti ka një ligj që quhet shkak-pasojë, domosdoshmërish duhet të ndodhë kështu që të plotësohet rregulli hyjnor.

Disa nga të përkushtuarit e Zotit kur u informuan se jehudët kanë hyrë në Kudsin e shenjtë, bënë sexhde falënderimi ndaj Zotit. E ne i pyetëm: “A bëni sexhde tek Zoti në shenjë falënderimi se jehudët kanë hyrë në kudsin e shenjtë?” Na thanë: “Po! Sepse Zoti e plotësoi premtimin e Tij, ku thotë: “Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7)

إِنْ أَحْسَنْتُمْ أَحْسَنْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ ۖ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا ۚ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا

Fakti që hynë për së dyti, na vërteton ne se kjo është mësymja e fundit dhe se premisat të shprehura në kur’an do të na i vërtetojë Zoti në botën aktuale.

Kur jehudët bënë mësymjen e dytë mbi Kudsin, kjo nuk ishte rastësi, por ishte rezultat i faktit se ne si mysliman arritëm shkëputjen nga Zoti.

Kthehemi përsëri tek ajeti ku Zoti thotë: “Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.”(Isra, 6)

ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرً

Këto fjalë i drejtohen jehudëve. Le të shikojmë përpikmërinë e tyre në pjesën ku Zoti thotë: “Ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.” (Isra, 6)

Kjo është e vërtetë. Jehudët janë të pasur. Gjithashtu, Zoti i ka pasuruar ata me djem.

Më pas Zoti thotë: “Dhe ju shtuam më së shumti.” (Isra, 6)

وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرً

Nëse do ti analizonim me detaje këto fjalë “dhe ju shtuam më së shumti” do të mahniteshim. Çfarë do të thotë “dhe ju shtuam”? Kjo nënkupton pjesën e të kërkuarit përforcime nga jashtë sepse personi ose grupi në fjalë nuk posedon kapacitetin për të kryer veprim. Nëse shohim jehudët, ata fuqinë e tyre nuk e kanë tek vetja por tek ato që i mbështesin dhe mbrojnë interesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë dy nga supërfuqitë botërore.

Pra, ju dhamë juve (jehudëve) pasuri, ju dhamë djem dhe ju dhamë juve “më së shumti”.

Pastaj Zoti e gjykon këtë çështje në vazhdim kur thotë për jehudët: “Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes.” (Isra,7)

إِنْ أَحْسَنْتُمْ أَحْسَنْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ ۖ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا

Por, a do të vazhdojë fakti që jehudët do ti ripërsërisin mësymjet mbi kudsin?

Jo! Sepse Zoti garanton në kur’an kur thotë: “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja.” (Isra,7)

فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ

Me “kohë të fundit” kuptojmë që nuk ka më përsëritje të mësymjeve. Kuptojmë se në këtë verset kur’anor është një përgëzim për ne sepse ne do të kthehemi në metodologjinë e të parëve tanë “selefeve”, metodën e profetit a.s. dhe tre brezave të parë të ndjekjes. Ky do të jetë për ne një rizgjim dhe ringritje e vetëdijes tonë dhe do të rikthehemi tek metoda hyjnore e tek rruga e drejtë. Kur të posedojmë këtë ringritje të vetëdijes tonë do të ndodhë edhe kthimi i fundit i myslimanëve ne Kuds.

Pas kësaj vjen ajeti përfundimtar : “të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7)

وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا

Historia e ngjarjeve është mëse e qartë siç e shohim dhe në këtë ajet. Por, pse në mësymjen e parë nuk përmendet xhamia dhe tani kur do të kthehemi ne për së dyti në kuds është përmendur xhamia?

“Ne u kumtuam në libër beni israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. (Isra, 4)

وَقَضَيْنَا إِلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ فِي الْكِتَابِ لَتُفْسِدُنَّ فِي الْأَرْضِ مَرَّتَيْنِ وَلَتَعْلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا

“Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.” (Isra, 5)

فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ أُولَاهُمَا بَعَثْنَا عَلَيْكُمْ عِبَادًا لَنَا أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ فَجَاسُوا خِلَالَ الدِّيَارِ ۚ وَكَانَ وَعْدًا مَفْعُولًا

Në ajetin e mësipërm nuk përmendet xhamia aksa si histori, e as si çështje. Por, pse përmendet në ajetin tjetër ku thuhet: “të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7)

وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا

Në rastin e parë kuptojmë se ka pasur triumf dhe ky triumf ka qënë në fillim të islamit, në kohën e khalifatit të Omerit r.a., kur ai hyri në kuds. Kur hynë në kuds herën e parë, nuk ishte çështja tek Izraelitët, pasi xhamia në atë kohë nuk i përkiste atyre, por i përkiste perandorisë romake. Ndaj dhe triumfi jonë i parë në kuds nuk konsiderohet çështja e xhamisë.

Zoti e përmend herën e dytë xhaminë sepse kjo do të jetë çështja e hyrjes sonë në kuds.

Në pjesën e fundit të ajetit Zoti thotë: “dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra, 7)

وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا

Që nënkupton se, do të kalojë një kohë që ato do të ndërtojnë mbi kudsin ndërtesa të larta. Përndryshe çfarë do të shkatërrojmë? Do të prishim atë që ndërtuan, domethënë, që do të kalojë një kohë që do të ndërtojnë mbi të. Dhe kjo ka ndodhur. Apo jo?

Në dashtë Zoti, ne jemi në pritje të premtimit hyjnor ku Zoti thotë: “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë)…” (Isra,7)

فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ

E kjo pritje është në dorën tonë. Por, Zoti e ka vendosur këtë premtim me një kusht. Nëse ne kthehemi adhurues të Zotit ashtu siç ishim herën e parë të fitores do të arrihet premtimi ku Zoti thotë: “E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Isra,7).

فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا

Përshtati: Vladimir Kera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit