Lumturia është një synim që çdonjëri kërkon ta arrijë. Filozofët, intelektualët, doktorët e artistët, të gjithë janë në kërkim të shkaqeve të lumturisë dhe shtigjeve për t’i ikur shqetësimit. Realiteti, ndërkaq, është se zgjidhjet e ofruara arrijnë vetëm një lumturi imagjinare apo të pjesshme. Ato më shumë janë si ilaçe për një ndihmë të përkohshme, dhe, kur ndikimi i tyre bie, shqetësimet kthehen dyfish.
Ky material përpara jush ju thërret për tek lumturia e fundme dhe do t’ju çojë për dore tek suksesi i njëmendtë. Mirëpo, para së të filloni, do të doja të reflektoni pak dhe të përpiqeni ta hapni zemrën dhe mendjen tuaj ndaj kësaj. Një njeri inteligjent e kërkon dhe e pranon të vërtetën, pavarësisht se ku qëndron ajo. Një realitet që s’mund të mohohet është se lumturia e përhershme s’mund të arrihet, përveç me anë të besimit në Zot dhe ndjekjes së udhëzimit të Tij. Meqë Ai ka krijuar njerëzimin, e di më së miri çka i kënaq ata, çka u bën dobi atyre, çka i pikëllon e çka i dëmton ata.
Një numër filozofësh kanë pranuar se njerëzit fetarë çojnë një jetë të kënaqur, pa shqetësime. Kështu, nëse besimi në Zot çon në lumturinë e fundme, atëherë si mund të arrihet kjo? Ka një sërë fesh dhe një mori besimesh, por kushdo që i analizon ato, do të kuptojë së ato dallojnë në çështjet thelbësore, duke e bërë të pamundur që të gjitha të jenë të sakta. Pra, cila është feja e saktë? Dhe cili është besimi me të cilin Zoti është i kënaqur dhe kërkon të besojmë në të? Cila nga këto besime do të na garantonte lumturi në këtë jetë dhe në të përtejmen.
Para se t’i shqyrtoj këto pyetje, së pari duhet ta vendosim një bazë të shëndoshë, të cilën më pas do ta përdorim për të na udhëhequr tek feja dhe besimi i saktë.
Çdo njeri inteligjent do të pajtohej se të qenët i edukuar në një fe të caktuar, në një shoqëri dhe me prindër që i përmbahen asaj feje, nuk nënkupton medoemos që kjo të jetë e saktë, për sa kohë që s’ka dëshmi të dukshme për ta provuar dhe për të bindur njerëzit së kështu qëndron puna. Meqë intelekti është ajo çfarë na dallon nga kafshët, duhet ta përdorim atë në studimin e një çështjeje të rëndësishme si kjo.
Një udhëtim i shkurtë nëpër botën e feve dhe kalimi nëpër kredo të ndryshme është një metodë e mirë për arritjen e përfundimit të dëshiruar. Me qëllim që t’ju kursejmë kohën dhe mundin, them me bindje të plotë se, pavarësisht sa shumë e hetoni këtë çështje, do të arrini tek një realitet i vetëm: feja e vërtetë është Islami dhe lumturia e kënaqja e njëmendtë qëndron në të. Para se ta hidhni poshtë me nguti këtë qëndrim dhe të ndërprisni leximin, ju lutem kuptoni se leximi i pjesës që ka mbetur s’do t’ju dëmtojë aspak, madje do të përfitoni. Ju jeni një qenie inteligjente. Nëpërmjet intelektit ju i dalloni gjërat, kështu që mund të dalloni të vërtetën nga e gabuara.
Përse Islami?
Kjo është një pyetje e rëndësishme, që tregon se pyetësi ka mendje dhe intelekt të shëndoshë. Duke u përgjigjur në këtë, them:Islami është një fe që përfshin një numër cilësish të cilat nuk gjinden te fetë tjera. Ai përmban dëshmi të dukshme, të cilat vërtetojnë se kjo është feja e vërtetë, e dërguar nga Zoti. Ju mund të verifikoni vërtetësinë e kësaj thënie duke menduar thellësisht dhe qetësisht rreth gjërave në vijim. Islami ka shumë vlera dhe veçori, çka e pamundëson shtjellimin e të gjithave. Mirëpo, do t’jua prezantoj disa, të cilat mund të përmblidhen siç vijon:
Ndër vlerat më të mëdha të Islamit është përmbushja e aspekteve shpirtërore të qenies njerëzore dhe mundësia që u jep ithtarëve të vet për të pasur një lidhje të vazhdueshme me Zotin.
Kjo ua bën të mundshme atyre të jenë shpirtërisht të qetë, i mbron nga kaosi, nga humbja dhe nga shqetësimi shpirtëror apo psikopatik. Ndër vlerat tjera të Islamit është se ai kurrë nuk bie në kundërshtim me intelektin. I gjithë legjislacioni islamik dhe rregullat e tij mund të pranohen nga intelekti. Për këtë shkak, kur një zotëri që pranoi Islamin u pyet përse e kishte bërë këtë, u përgjigj:
“Islami kurrë nuk më ka urdhëruar të bëjë diçka që më pas do të dëshiroja që ajo të mos ishte urdhëruar. Po ashtu, ai kurrë nuk më ka ndaluar nga diçka që më pas do të dëshiroja që një gjë e tillë të mos ishte ndaluar”.Është vështirë të pranohen shumë nga parimet që gjenden në fetë tjera, parime që ngatërrojnë, që e bëjnë njeriun të mendojë rreth çështjeve thelbësore të feve tjera. Në anën tjetër, gjejmë se Islami e respekton inteligjencën, e ndalon injorancën dhe e dënon pasimin verbërisht. Islami e bën bashkë jetën fetare dhe jetën e kësaj bote, kujdeset për shpirtin dhe për trupin. Zbatimi i Islamit nuk nënkupton izolim dhe pasim të një sjelljeje të veçantë. Ai nuk ndalon kënaqjen në gjëra të mira të kësaj jete. Madje, një musliman mund të jetë fetar si edhe të çojë një jetë normale, duke u kënaqur në gjërat më të mira që jeta ofron, duke i lejuar atij të mbërrijë pozitat më të larta dhe arritjet më të mëdha.Mes vlerave islame është aspekti gjithëpërfshirës i tij. Çdo aspekt i jetës së njeriut është i rregulluar me Islam. S’ka ndonjë problem veçse zgjidhja për të gjendet në Islam, çka e bën të mundshme përqafimin dhe zbatimin e tij në çdo kohë apo vend. Si mund të mos jetë kështu në një fe të organizuar si duhet, që ka rregulla dhe ligje për çdo aspekt të jetës, duke filluar nga rregullat mbi mospajtimet, rregullat mbi shitblerjen, marrëdhëniet shoqërore e bashkëshortore, deri te rregullat që kanë të bëjnë me përshëndetjen, sjelljen në rrugë si edhe rregullat që kanë të bëjnë me vetë personin në çështjet e të ushqyerit, veshjes dhe gjumit. Të gjitha këto rregulla adresohen në mënyrë të detajuar, duke bërë që mendja të habitet më këtë. Ta dish se Islami, madje, ofron udhëzime se si të heqim mbathjet. Ai nxit njerëzit ta përdorin anën e djathtë, kur hanë, kur pinë, kur përshëndeten dhe kur pranojnë ndonjë gjë. Sa u përket gjërave të papëlqyera, si punët e nevojtores, përdoret dora e majtë.Kur kemi të bëjmë me gjumin, Islami ka udhëzime të shkëlqyeshme lidhur me fjetjen dhe zgjimin. Kur dy muslimanë takohen, Islami rregullon përshëndetjen mes tyre: kalorësi duhet ta përshëndesë i pari këmbësorin, i riu duhet ta përshëndesë i pari të vjetrin, një grup i vogël duhet ta përshëndesë i pari grupin më të madh. Këto janë vetëm disa nga rregullat gjithëpërfshirëse të Islamit për të gjitha aspektet e jetës.
Një tjetër nga vlerat e Islamit është se ai vendos mirësi për njerëzimin në të gjitha rregullat e tij dhe i ruan ata nga e keqja. Është vetë njerëzimi që përfiton nga këto rregulla. Kur Islami ndalon alkoolin apo drogat, për shembull, kjo bëhet vetëm për shkak të dëmeve të mëdha që këto ushtrojnë në mendjen dhe në shëndetin e personit. Ju mund të dëshmoni gjendjen e një të dehuri, që nuk është më njerëzor, përveç në dukje.
Shumë vrasje, grindje, aksidente trafiku dhe dhunime s’do të kishin ndodhur po të mos ishte konsumimi i këtyre produkteve që ndryshojnë mendjen e njeriut. Islami i ndalon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës. Kjo është bërë me qëllim që njerëzimi t’u shmanget sëmundjeve shkatërruese, si SIDA etj, dhe që shoqëritë të mund të jenë të pastra nga sjelljet e këqija dhe t’i shmanget pranisë së një gjenerate bastardësh, e cila do të ishte barrë për shoqërinë.
Islami i ndalon gratë t’i shfaqin trupat e tyre publikisht, në prani të njerëzve të huaj. Kjo, sepse Islami e nderon gruan, e konsideron një perlë të ruajtur, jo një artikull të lirë, të ekspozuar ndaj të gjithëve për ta parë. Kjo bëhet me qëllim që ta ruajë gruan nga ujqërit e njerëzimit, atyre që u intereson vetëm kënaqja e epsheve të veta, qoftë edhe me çmim të nderit të gruas, bujarisë, pozitës dhe dëlirësisë së saj.
Në anën tjetër, Islami i lejon të gjitha pijet e dobishme e të padëmshme. Ai u lejon çifteve bashkëshortore kënaqje në marrëdhëniet seksuale brenda një familjeje të lumtur.
Si përfundim, Islami nuk e kufizon lirinë, por vetëm e rregullon atë për dobi të njerëzve dhe të shoqërisë në të cilën jetojmë.Një aspekt tjetër vezullues i Islamit është se i kushton vëmendje të madhe mirësjelljes dhe ia ndalon njerëzimit shtypjen, shkeljen dhe sjelljet e dëmshme.
Islami është një fe e unitetit dhe e mëshirës. Ai rregullon marrëdhëniet e individit më prindërit e tij, me të afërmit, me fqinjët, me shokët dhe me të gjithë njerëzit. Ai mbjell farat e mirësjelljes në ata që besojnë në të dhe i parandalon nga stili egoist i jetesës. Ai i nxit ta ndihmojnë njëri tjetrin, t’i kenë parasysh ndjenjat e tjetrit, siç është i varfri, jetimi, të vjetrit dhe të vejat. Ata të gjithë kanë të drejta në Islam, ndaj të cilave muslimanët s’bën të tregohen të shkujdesur.
Muslimanët s’duhet të ndjehen sikur po u bëjnë favore të tjerëve, kur ua respektojnë të drejtat atyre, sepse me këtë muslimanët janë të obliguar. Në Islam, konsiderohet mëkat që njeriu të shkojë të fle me barkun plot ndërsa e di që fqinjët e tij janë të uritur.Madje, Islami ua ndalon dy personave t’i pëshpëritin njëri tjetrit në prani të tretit, duke i marrë kështu në konsideratë ndjenjat e tij. Islami shkon edhe më tej se kjo, duke e obliguar sjelljen e njerëzishme ndaj kafshëve dhe duke ndaluar dëmtimin e tyre.
Nga të veçantat e Islamit në të këtilla çështje është ndalimi i therjes së një kafshe ndërsa tjetra këqyr, apo mprehja e thikës ndërsa ajo këqyr, që mos të vritet dy herë.
Vërtetësia, besnikëria, trimëria, bujaria, përulja, mbajtja e premtimeve, të gjitha janë cilësi që nxiten nga Islami, veç bërjes së vizitës tek i sëmuri, pjesëmarrjes në funerale, bamirësisë ndaj prindërve, bërjes së vizitës tek të afërmit dhe fqinjët, dhe përpjekja për t’u ndihmuar të tjerëve.
Të gjitha këtyre Islami u jep shtysë.
Na anën tjetër, Islami plotësisht e ndalon njerëzimin të shkelë, të gënjejë, të bëjë mendjemadhësi, të ketë zili, të përqeshë dhe të ofendojë apo t’i tradhtojë të tjerët. Në
Islam, s’është e lejueshme të flasësh keq për një person duke qenë ai i pranishëm, edhe nëse ajo çfarë thuhet është e vërtetë. Islami i nxit njerëzit të jenë mesatarë në shpenzimin e parave, duke mos u treguar as koprrac e as dorëshpuar.
Në kohën kur shumë shoqëri ankohen për pandjeshmëri, për materializëm, për mendjemadhësi dhe kështu me radhë, gjejmë që Islami ka zgjidhje për të gjitha këto probleme.
Nëse kjo çfarë parapriu ju ka dhënë një prezantim të përmbledhur për Islamin dhe për disa nga vlerat e tij, atëherë do të ishte me vend të përmendim se Islami është një fe e qartë, që mund të kuptohet lehtësisht nga çdokush. Është një fe me dyer të hapura për këdo, që nuk mbyllen për askënd që dëshiron t’i çelë ato.Meqë të kuptuarit e të gjitha rregullave islame me një artikull të shkurtë si ky është e pamundshme, atëherë një shpjegim sipërfaqësor i rregullave më të rëndësishme të tij do të duhej ta shtonte qartësinë për ata që duan të mësojnë rreth tij.Të gjitha rregullat dhe mësimet e Islamit janë të rëndësishme, por disa janë më të rëndësishme sesa të tjerat.
Ka gjashtë nene të besimit në të cilat personi duhet të besojë, dhe pesë shtylla që duhet të praktikohen.Sa u përket gjashtë neneve në të cilat duhet besuar:
Besimi vetëm në një Allah [Zot] të vetëm, pa shoqëruar ndonjë gjë në adhurimin ndaj Tij. Kjo bëhet duke besuar se vetëm Allahu është krijuesi i universit dhe gjithçka që ka në të, dhe se vetëm Ai rregullon çështjet e tij ashtu siç e sheh të përshtatshme. Meqë kështu qëndron puna, adhurimi duhet t’i ofrohet vetëm Atij. Adhurim do të thotë të kryesh rregullat islamike dhe të zbatosh ligjin Islamik ndërsa beson se të gjitha fetë tjera janë të rreme.
Besimi në engjëjt
Engjëjt u krijuan nga Allahu, por ne s’mund t’i shohim ata. Ata e adhurojnë vetëm Allahun dhe kurrë nuk e kundërshtojnë Atë. Allahu i urdhëron ata për shumë çështje të universit. Engjëlli Xhibril, për shembull, ua dërgon shpalljet e Allahut pejgamberëve.
Një tjetër engjëll është Mikaili; ai është i ngarkuar me çështjet e shiut. Midis tyre janë edhe engjëjt që janë të ngarkuar me shkrimin e veprimeve të njerëzimit, për të cilat ata do të merren në përgjegjësi në Ditën e Ringjalljes. Është thelbësore të besohet se këta engjëj veprojnë vetëm me urdhrin e Allahut dhe bëjnë vetëm atë çfarë Ai do.
– Besimi në Librat e Shpalljes
Kjo bëhet duke besuar se Allahu u shpalli robërve të vet libra të cilat përmbajnë Fjalët e Tij. Libra në të cilat gjendet lumturia e njerëzimit, që sqarojnë atë që do Allahu si edhe atë që Ai nuk e pëlqen. Engjëlli i ngarkuar me dërgimin e Shpalljeve tek pejgamberët, është Xhibrili, engjëlli më i madh. Pejgamberi, më pas, ua përcjell shpalljen pjesës tjetër të njerëzimit.
Allahu ka shpallur disa Libra. Midis tyre është Tora, të cilin Allahu ia dërgoi Musës [Moisiut], paqja qoftë mbi të. Zeburi, i cili i qe shpallur Daudit [Davidit], paqja qoftë mbi të. Bibla, e cila i qe shpallur Isës [Jezusit], paqja qoftë mbi të. Kura’ni, i cili i qe shpallur Muhamedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të.
Personi duhet të besojë se të gjitha këto Libra janë shfuqizuar nga Kur’ani, domethënë, Kur’ani është libri i vetëm sipas të cilit duhet vepruar pas dërgimit të pejgamberit Muhamed. Kur’ani përmbledh të gjitha vlerat e Librave të mëparshëm dhe i plotëson ato më tej. Ta dish se Kur’ani është dëshmia më e madhe se Islami është një fe e vërtetë, e shpallur nga Allahu i madhëruar. Kur’ani u shpall para 1400 viteve. Që prej atëherë e deri më sot, në Kur’an nuk është gjetur asnjë gabim apo kundërthënie, madje asnjë shkronjë e vetme. Zbulimet moderne shkencore të shpallura në Kur’an ende po zbulohen sot.
Që prej atëherë e deri më sot, asgjë nuk është shtuar apo hequr nga Kur’ani, siç është rasti me shpalljet e mëhershme. Për këtë shkak, ju mund të merrni një kopje të Kur’anit në lindjen e largët dhe të shihni se është plotësisht e njëjtë si ajo në perëndimin e largët. Po të hasje në një kopje të Kur’ani që është me qindra vite e vjetër, nuk do të mund të gjenit madje as një shkronjë të vetme që është ndryshe. Kjo, për shkak të mbrojtjes së këtij Libri nga ana e Allahut, që është një Libër që ka vulosur fetë tjera.
Shqyrtimi i Kur’anit do të merrte shumë kohë, por mjafton për ju të dini së s’ka asgjë sikur ai në aspektin metodologjik, në ndikimin që ka në njerëzit dhe në parashikimin e ngjarjeve të ardhshme si edhe në ngjarjet që zunë vend në të kaluarën.
Besimi në pejgamberët
Kjo bëhet duke besuar se Allahu zgjodhi njerëzit më të mirë për t’u dhënë shpallje dhe i urdhëroi t’ua përcillnin atë njerëzve. Ka shumë pejgamberë. Mes tyre Nuhi [Noa], Ibrahimi [Abrahami], Daudi [Davidi], Sulejmani [Solomoni],Luti [Loti], Jusufi [Jozefi], Musai [Moisiu] dhe të tjerët, paqja qoftë mbi të gjithë ata. Mes tyre është edhe Jezusi, për të cilin është e domosdoshme të besohet se është ndër pejgamberët më të mirë, ta duam e ta respektojmë. Kushdo që urren apo mohon faktin që ai është një pejgamber, s’është musliman. Njëlloj, është e domosdoshme të besohet se Allahu e ka krijuar atë vetëm nga një nënë, pa babë, meqë Allahu qe i aftë ta krijonte Ademin [Adamin] pa nënë e pa baba.
Pasi u përmend kjo, tash e dimë që Jezusi është një pejgamber fisnik, jo një Zot apo një bir i Zotit. Ai ka parathënë ardhjen e një pejgamberi i cili do të vinte pas tij: Muhamedit, birit të Abdullahut, të fundit nga pejgamberët, pas të cilit s’do të ketë më pejgamber.
Në Muhamedin, birin e Abdullahut, paqja qoftë mbi të, i cili u dërguar para 1400 viteve, është e domosdoshme të besojë çdonjëri që ka ardhur pas tij, deri në Ditën e Gjykimit.
Po ashtu, duhet të besohet në porosinë e tij dhe t’u bindet urdhrave dhe ndalimeve të tij.
Të gjitha ata që kanë studiuar biografinë e këtij të dërguari, janë pajtuar se ai është një personalitet madhështor, të cilit i janë dhuruar nga Allahu morali më i mirë dhe cilësitë më të larta. Ai ka pasur cilësi që nuk kanë qenë të pranishme në ndonjërin para tij dhe që nuk do t’i ketë asnjeri pas tij. Gjithçka që lexoni lidhur me të, pavarësisht sa e vogël është
ajo, do ta vërtetojë këtë çfarë po them.Allahu, po ashtu, i ka dhënë atij dëshmi dhe prova që verifikojnë vërtetësinë e pejgamberllëkut të tij, duke e pamundësuar dyshimin e arsyeshëm në këtë fakt. Duke qenë se i janë dhënë të tilla prova për pejgamberllëkun e tij, kushdo që mohon vërtetësinë e tij, kjo do ta pamundësojë atë për të verifikuar vërtetësinë e ndonjë pejgamberi tjetër.
– Dita e Fundit
Kjo bëhet duke besuar fort se, pasi të kryhet kjo jetë e jona, ka një jetë tjetër, më e plotësuar. Në të, ka një shpërblim të pamasë dhe luks madhështor, si dhe dënim. Luksi në parajsë, kurse dënimi në Zjarr. Kështu, kushdo që është i drejtë dhe beson në fenë Islame, do të hyjë në parajsë, ku ka kënaqësi të pallogaritshme dhe lumturi që s’mund të imagjinohet. Të gjitha kënaqësitë në këtë botë s’mund të krahasohen fare më këtë. Kushdo që hyn në parajsë, do të vazhdojë përgjithmonë të jetojë në një kënaqësi të tillë.
Aty, vdekja nuk ekziston.Sa u përket atyre që veprojnë keq dhe nuk besojnë në Islamin, do të përfundojnë në Zjarr, i cili përmban zjarre dhe dënime të paimagjinueshme. Të gjitha zjarret në këtë botë dhe format e dënimit s’mund të krahasohen fare me dënimin e atyshëm.
Ekzistenca e dënimit dhe e shpërblimit pas kësaj jete është një çështje që pranohet nga intelekti, sepse është e pamundshme për këtë botë të ekzistojë dhe më pas thjesht të reduktohet në mosqenie. Kjo është një punë boshe, kurse Zoti ynë nuk merret më punë boshe.
– Besimi në paracaktimin hyjnor
Kjo bëhet duke besuar se gjithçka që ndodh në këtë botë vjen nga vullneti dhe nga dija e Allahut. Çfarë do Ai, ndodh; çfarë Ai nuk do [lejon], nuk ndodh. Allahu ka shkruar gjithçka në një Libër madhështor. Besimi në paracaktimin hyjnor, po ashtu, përfshin edhe besimin se Allahu ka krijuar gjithçka.Sa u përket pesë shtyllave që duhet praktikuar:
– Thënia e një fraze është çelësi për hyrje në Islam. Kjo është kontratë mes një robi dhe Zotit të Tij, gjë që e bën të ditur se ai është ithtar i kësaj feje:
“Esh-hedu en la ilahe ila Allah, ue esh-hedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu”.
“Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij”. Kjo domethënë se një person vërteton dhe pranon se adhurimi duhet t’i ofrohet vetëm Allahut [veç faktit që ai vepron sipas kësaj], feja islame është feja e saktë, Zoti i vetëm i vërtetë, që meriton adhurimin, është Allahu, dhe të tjerët zota janë të rremë si edhe të gjitha fetë tjera janë të shfuqizuara.
– Namazi
Kjo është një kombinim i thënieve të veçanta e të shkëlqyera, i veprimeve dhe i lutjeve.
Bëhet pesë herë në ditë dhe nuk merr fare kohë. Në fakt, një namaz mund të mos marrë më shumë se pesë minuta. Namazet janë lidhja mes një robi dhe Zotit të tij. Kjo i mundëson një muslimani të ketë vetëbesim, të ketë rehati mendore e shpirtërore, të jetë i qetë dhe i patrazuar
– Zekati
Një musliman i kamur duhet t’ua japë një pjesë të vogël të para ve të tij ta varfërve, 2.5 % e pasurisë së tij më saktë. Kjo është një sasi e vogël, por i mundëson komunitetit musliman të jetë i paqësuar dhe i mëshirshëm mes vete. Kjo i jep shtysë vëllazërisë, dashurisë dhe merakut mes muslimanëve. Po e përsërisë, zeka ti duhet të jepet vetëm nga të pasurit, jo nga të varfrit.
– Agjërimi
Ajo që mendohet me agjërim është që personi të përmbahet nga të ngrënit, të pirët dhe nga marrëdhënia seksuale gjatë muajit të ramazanit, çdo vit, prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij. Të sëmurët, udhëtarët dhe ata që kanë arsyetim të vlefshëm, bën të mos agjërojnë. Atyre u lejohet të hanë e të pinë, por duhet t’i kompensojnë ditët e humbura në vitin e radhës pasi të ngrihen arsyetimet e tyre.
Agjërimi mbart dobi të shumta shëndetësore, personale e shoqërore. Midis tyre janë: pushimi i sistemit të tretjes, ngritja shpirtërore e muslimanëve, të praktikuarit e mirësjelljes, vetëdijesimi i muslimanëve për vëllezërit dhe motrat e tyre, për ata që s’kanë mundësi të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm gjatë tërë vitit. Si pasojë, muslimanët duhet t’i trajtojnë ata me përulje dhe të përpiqen t’u ndihmojnë atyre.
– Haxhi
Kjo është një formë adhurimi që duhet të kryhet vetëm një herë një jetë në Mekë. Të sëmurët dhe ata që nuk kanë mundësi financiare për ta kryer atë, janë të arsyetuar nga moskryerja e tij. Në Haxhin ka dobi të shumta. Ndër to është grumbullimi i muslimanëve nga gjithë bota në një vend, duke u njoftuar me njëri-tjetrin dhe duke shfaqur dashuri të ndërsjellë. Veçkësaj, muslimanët arrijnë pastrim shpirtëror dhe i ndreqin sjelljet, për shkak të përjetimit të një ambienti të tillë në hijen e Haxhit.
Kjo do të duhej të mjaftonte në shqyrtimin e disa vlerave të Islamit. U bëj thirrje të gjithë jomuslimanëve të dëgjojnë një person të sinqertë, i cili jua do të mirën. Shpëtojeni veten para se t’ju zë vdekja befasishëm e të vdisni si jomuslimanë. Sa humbje e madhe është kjo!A e dini çfarë do të thotë të vdesësh si jomusliman? Do të thotë se do të bini në Zjarr, ku dotë banoni përjetësisht. Kjo është çfarë u ka premtuar Allahu atyre që vdesin si jomuslimanë. E, pra, si mund të jeni të shkujdesur në një çështje kaq serioze?
Do t’ju pyes diçka. Shpresoj se mund të përgjigjeni sinqerisht.
Çka do të humbnit, nëse do ta pranonit Islamin?
Nëse e pranoni Islamin, do të mund të vazhdoni të jetoni një jetë normale, të rëndomtë, por në një formë më shpirtërore, më të organizuar e më të këndshme. Kurse, pas vdekjes, ju presin kënaqësi të pamasa e të përjetshme.
Nëse keni mbërri një shkallë bindjeje dhe të dini se Islami është feja e vërtetë, por keni frikë se përqafimi i Islamit do t’ju ndalojë nga përjetimi i kënaqësive pa të cilat s’mund të bëni, atëherë krahasoni kënaqësitë e përkohshme me kënaqësitë e përjetshme. Cila nga këto është më e rëndësishme?
Për më shumë, ju mund të përqafoni Islamin dhe gradualisht të përpiqeni t’i pakësoni kënaqësitë e tilla, dhe, nëse sinqerisht do ta lusni Allahun, pa dyshim do t’ju ndihmojë.
Sidoqoftë, përqafimi i Islamit dhe të qenët mëkatar është më mirë sesa mospranimi i Islamit.
Nëse refuzimi juaj është për shkak të personalitetit të dobët dhe paaftësisë për të marrë një vendim të madh të tillë, nga frika se çfarë do të thonë njerëzit për juve apo se do t’ju përqeshin, ta dini se këto janë vetëm mendime fiktive. Ju s’do të ishit muslimani i parë që ka përqafuar Islamin. Shumë njerëz para teje e kanë bërë këtë. Për më tepër, a mund të rrezikoni mirëqenien tuaj, përbuzjen në këtë jetë dhe në tjetrën vetëm ngaqë kini frikë nga përqeshja apo qortimi?Për këtë çështje ia vlen të harxhoni kohë e të reflektoni thellësisht.
Fjalët e mia të fundit: Mos e humbisni vetveten! E lus Allahun t’ju bekojë me një udhëzim të vërtetë./mburoja
Dr. Salih AbdulAziz es-Sindi, ai që jua do vetëm të mirën.