-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

UFC nuk do ta lejojë Khabibin që të mos ndeshet deri në nëntor

Më të lexuarat

Presidenti i UFC-së, Dana White, e ka paralajmëruar Khabib Nurmagomedovin se organizata e arteve të përziera marciale nuk do ta lejojë që të qëndrojë jashtë ‘Tetëkëndëshit’ deri në nëntor.

Ylli nga Dagestani aktualisht është duke e vuajtur pezullimin prej nëntë muajsh për shkak të përfshirjes së tij në zënkën e muajit tetor 2018, pas triumfit ndaj Conor McGregor në UFC 229.


Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Khabib mund të kthehet më 6 korrik, mirëpo ai është zotuar se nuk do të hyjë në kafaz deri në muaji nëntor. Ky vendim ka ardhur për t’u solidarizuar me kushëririn e tij, Abubakar Nurmagomedov dhe shokun e skuadrës, Zubaira Tukhugov, të cilët u suspenduan me nga një vit për shkak të përfshirjes në zënkë.

Nëse ai e mban premtimin dhe nuk lufton deri në vjeshtë, atëherë do të ngecë progresi në kategorinë e peshave të lehta. Mirëpo, kreu i UFC-së ia ka bërë të qartë se spektakli do të vazhdojë edhe pa të.

“Njerëzit nuk mund të presin aq gjatë kur ti e ke titullin. Nuk mund të bësh diçka të tillë. Prandaj, nëse kjo është e vërtetë (se Khabib nuk do të luftojë deri në nëntor), atëherë duhet të mendojmë diçka tjetër”.


Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

“Atëherë mund të fillojmë të shikojmë nëse do të jenë Conor McGregor dhe Tony Ferguson ose ndonjë prej të tjerëve. Kushdo që dëshiron, kur të vijë mundësia, hapeni derën. Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë White në një konferencë për shtyp.

Theksojmë se krahas pezullimit nëntëmujor, Nurmagomedov është gjobitur edhe me 500.000 dollarë (443.460 euro) që ishte 25 për qind nga përfitimi nga dueli me McGregor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit