4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Javën e ardhshme priten reshje bore

Më të lexuarat

Ditëve të fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe rrymave të ngrohta ajrore që shtrihen përgjatë Mesdheut, që do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë. Pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura që do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Në fillim të javës nga Atlantiku verior një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, me erëra të fuqishme si dhe të reshura shiu, që më pas do të shndërrohen në borë.

Në fundjavë nuk parashihet të keq qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e kualitetit të ajrit do të jenë në vlera të normales, e në mbrëmje do të kalojnë në të pashëndetshme. Në fillim të javës me erërat që parashihet të fryjnë pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.

9.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vranësira kalimtare.

10.02 – Paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje vranësira kalimtare.

11.02 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje reshje shiu, që më vonë do të shndërrohen edhe në borë.

12.02-13.02 – Mot më i ftohtë dhe me erë. Të martën kryesisht me vranësira, kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, me minimale nga -3C deri në +1C, e maksimalet nga 8C deri në 11C, e nga dita e martë do të pësojnë rënie, minimale nga -4C deri në 0C, e maksimalet 0C deri në +4C.

Në fundjavë do të fryj erë e lehtë nga jugu 1-5m/s, e në fillim të javës do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga veriu 6-13m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e të hënën do të zbres nën këto vlera,/tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit