-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kunata e Tony Blair, rrëfim interesant në Prishtinë

Më të lexuarat

Me një rrëfim mjaft interesant për jetën, për herë të parë në Prishtinë ka ardhur Lauren Booth, ish gazetare e njohur në BBC dhe agjenci tjera të njohura ndërkombëtare, ndërsa tani aktiviste për të drejtën dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Ajo është kunata e ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair.

Booth ishte e ftuar speciale, në konferencën me temë: “Shamia vlerë, traditë, identitet. Jo diskriminim ndaj grave dhe vajzave të mbuluara në hapësirat publike”.

Ajo shpalosi jetën e saj ndër vitë me theks të veçantë, konvertimin nga feja katolike në atë myslimane.

Fjalimin e saj e nisi në një formë mjaft interesante, duke thënë që është hera e parë që është në Kosovë, në të vetmin vend ku Tony Blair pëlqehet.

“Nuk kam lindur në një kulturë ku vendoset shamia, por zemra ime e zgjodhi këtë. Edhe familja më kanë paragjykuar duke thënë se kam kaluar në ekstremizëm, por jeta ime mori orientim ndryshe nga ajo që kisha për 30 vjet, e mbytur në drogë, alkool e klube të natës. Kam qenë e sigurt që Zoti më kishe harruar mua, por në fakt unë isha që kam harruar Atë. Në Kosovë shoh që ka vajza me shamia, edhe përkundër paragjykimeve dhe barrierave të shumta, që në fakt në vendin prej nga vij unë nuk ka problem të tilla”, ka thënë Booth.

Prezent në këtë konferencë ishte edhe Dr. Shefqet Krasniqi, i cili shprehi shqetësimin e tij se thuajse asnjë politikan kosovar deri më tani nuk ngritit zërin për të mbrojtur të drejtat dhe liritë fetare të femrës, edhe pse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë.

“Vajza të tëra janë përjashtuar nga shkolla, e shumë të tjera janë larguar nga puna vetëm pse e kanë mbajtur shaminë. Krejt kjo është bërë kinse në emër të mbrojtjes së shtetit laik, sekular, i cili sipas një logjike lejon çka të duash, por jo edhe mbulesën islame. Thuajse vetëm Kosova qenka shtet laik e jo edhe shtetet tjera laike si Anglia dhe vende tjera evropiane ku femrat i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre. Askush nga politikanët tanë apo nga organizata kinse pro mbrojtjes së drejtave të femrës nuk ngritën zërin për mbrojtjen e drejtës së femrës. Nuk është e drejtë e femrës vetëm me ia dhënë pasurinë e trashëguar, apo e drejta e saj për tu mbrojtur nga dhuna familjare, por është edhe mbrojtja e lirisë mendore dhe psikologjike e saj, dhe mbrojtja e të drejtës dhe lirisë fetare, e cila, në fakt, është e garantuar me Kushtetutë”, theksoi Krasniqi.

Organizatorja e kësaj nisme, psikologe dhe aktiviste, Edlira Durmishaj nga Shqipëria, theksoi pozitën e gruas në shoqëri. Ajo tha se çështja e shamisë duhet të mbetet personale, dhe të vlerësohen virtytet e gruas.

Kjo konferencë u mbajt për herë të parë në kryeqytet në bashkpunim me World Hijab Kosova dhe World Hijav Albania Women Rights.

Derisa kujtojmë se para disa ditës në sheshet e Prishtinës vajzat me mbulesë me një aktivitet shënuan Ditën Botërore të Shamisë, duke shpërndarë lule tek qytetarët dhe një kartolinë që barte mesazh për mbulesën.

World Hijab Day si ngjarje në botë ka filluar të shënohet për herë të parë në New York të Amerikës më 1 shkurt të vitit 2013 nga ideatorja dhe themeluesja Nazma Khan, e cila edhe vet kishte hasur në paragjykime dhe vështirësi.

Nga viti 2013 kur ka filluar të shënohet kjo ditë, kësaj ngjarje i janë bashkangjiurn rreth 140 vende të botës, ndërsa vitin e kaluar numri i vendeve që ju kanë bashkangjitur kësaj nisme ka arritur në mbi 190 vende.

Motoja e kësaj dite ishte: “Edhe NE jemi bijat e këtij vendi, na trajtoni të barabarta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit