3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Arratisja e Gruevskit, Prokuroria: Nuk kemi pasur dijeni se ai po zbraste llogaritë bankare

Më të lexuarat

Kryeprokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Katica Janeva ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni se ish-kryeministri Nikola Gruevski po i zbraste llogaritë e tij bankare.

“Nuk kemi qenë të njohur se Gruevski po zbrazë llogaritë bankare, por edhe 120 mijë euro nuk është ndonjë shifër për të vënë në dukje se dikush po planifikon arratisjen”, theksoi Janeva në intervistën për 1TV.

Prokurorja tjetër, Lile Stefanova, ka thënë se për llogaritë bankare të Gruevskit, nuk është fajtore Prokuroria Speciale, por gjykatat.

“Llogaritë e Gruevskit ishin propozim i yni që kur kemi dorëzuar akuzën për rastin ‘Titanik’. Kemi evidentuar se i akuzuari posedonte llogari dhe se të njejtat mund ti zbrazë dhe të arratiset. Lidhur me këtë morëm përgjigje nga Gjykata Penale, dhe më pas edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës sonë. E përgjigja e tyre ishte se ato shuma parash nuk mund të trajtohen si rrezik për arratisje”, theksoi Stefanova, përcjellë INA.

Janeva theksoi se shrpeson se Gruevski do të kthehet në Maqedoni dhe do të vuajë dënimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit