8.2 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Dhjetë gjenocide mbi myslimanët e ballkanit

Më të lexuarat

Gjenocidi i katërt ndaj myslimanëve të Ballkanit ndodhi gjatë periudhës mes viteve 1830-1867, kjo si pasojë e Hati-sherifit dhe aneksimit të saj të vitit 1833, pas së cilës Serbia e fitoi statusin e vasalit autonom të principatës brenda Mbretërisë Osmane, por edhe mundësitë që t’i shpërngulë dhe përndjekë myslimanët e Uzhicës, Shabacit, Sokolit dhe Beogradit, gjë që edhe u realizua gjatë viteve 1862 dhe 1867

 Shkruan: Mustafa SPAHIQ, Sarajevë

 Gjenocidi i parë ndaj myslimanëve të Ballkanit ndodhi në vitin 584 (autori këtu me siguri ka shënuar vitin sipas kalendarit mysliman – Sh.V.) pas luftës parë të kryqëzatave dhe zgjati prej vitit 1683 e deri më 1699. Ai ishte gjenocidi i parë i madh i një tragjedie kolektive myslimane, që ndodhi gjatë dhe pas Luftës së madhe të Vjenës mes Mbretërisë Turke dhe Austrisë. Meqë Turqit në atë luftë i humbën të gjitha pronat dhe pushtetin në Hungari, Sllavoni, Likë, Krbavë, Dalmaci dhe në Boki të Kotorit, të gjithë myslimanët që nuk mundën të tërhiqen me kohë nga këto vende dhe krahina në Bosnjë dhe vende të tjera të jugut të lumit Sava dhe Danubit, shumë shpejt, si edhe myslimanët e Spanjës para dy shekujve, u vranë, u ndoqën, u asimiluan dhe u konvertuan në fenë e krishtere. Iniciuesi themelor i të gjitha këtyre aksioneve ishte Kisha. Ajo udhëhiqej me dogmat kishtare extraecclesiam nulla sallus – nuk ka shpëtim jashtë kishtar dhe shpëtimi është vetëm brenda saj dhe extraecclesiam nullës propheta –nuk ka profetësi vërtetësi, mirësi, drejtësi dhe marrëdhënie të vërteta më Zotin jashtë predikimeve kishtare. Kjo është arsyeja kishtare-religjioze e kryqëzatave, Inkuizicionit dhe gjenocidit ndaj të gjithë jo të krishterëve. Ashtu si dy shekuj më parë, ajo që kishte ndodhur në Spanjë, me ç’rast të gjitha objektet materiale dhe të kulturës sakrale si dhe civilizuese islame, si: varrezat, tyrbet, teqetë, kutubhanet, hamamet, bezistanet, imaretet, musafirhanet, sahat kullat, xhamitë, medresetë, sebian-mejtepet, karvan sarajet dhe hanet që ishin rrënuar dhe shkatërruar, tani të njëjtat ndodhën në trojet e Hungarisë, Sllavonisë, Likës, Udbinës, Krbavës, Dalmacisë dhe të Boki Kotorit. Myslimanët dhe të gjitha objektet e tyre sakrale për vetëm 16 vjet të pushtimit të krishterë (1683-1689) nuk mundi dot t’i ruajë dhe mbrojë fakti se ato 160 vjet më parë, prej vitit 1526 e deri më 1683, kur me të njëjtat vende dhe krahina qeverisnin osmanlinjtë, të krishterëve ua garantonin dhe ua mundësonin të gjitha drejtat njerëzore, fetare, kulturore dhe të drejtën e pronave. Në vend se çfarëdo qoftë falënderimi dhe tolerance të shprehin ndaj myslimanëve, të krishterët e atyre vendeve, në emrin e religjionit dhe dashurisë, deri në fund dhe pa rezervë i zbatuan parimet e vjetra pagano-faraone: Cuius regio eius religio – i kujt është shteti, i tij është edhe feja, sikur të ishin ata krijues të botës, e jo Zoti.

Për gjenocidin e parë ndaj myslimanëve, veçanërisht ndaj konvertimit në fenë e krishterë, informata më precize dhe të pa kontestuara na ofrojnë arkivat e Dalmacisë, Sllavonisë dhe Likës. Për gjenocidin e parë mbi myslimanëve është me rëndësi të theksohet që kanë luftuar Turqia dhe Austria, ndërsa viktimë ishin myslimanët boshnjakë.

Gjenocidi i dytë mbi myslimanët ndodhi gjatë kalimit nga shekulli XVII në shekullin XVIII, saktësisht në vitin 1711, në prag të kërshëndellave. Atë natë u zbatua i ashtuquajturi Hetim Turkoshak, kur përafërsisht rreth 1000 myslimanë, që sipas dëshmive të gjykuara aso kohe jetonin në zonën e “Vjetër të Malit të Zi”, që përbëhej nga gjithsej katër nahije me qendër në Cetinje. Ata ishin vrarë ose përndjekur në Nikshiq dhe në fshatin Tugjemile në Bari. Strategu, promotori kryesor dhe agjenti i gjenocidit të dytë mbi myslimanët, tani në territorin e Malit të Zi, sërish ishte Kisha, por jo ajo katolike, por ajo ortodokse. Për këtë pohim ekzistojnë dy dëshmi të pakontestuara: e para Hetimi Turkoshak, në të vërtetë gjenocidi mbi myslimanët, ndodhi në prag të kërshëndellave, pra gjatë festës më të madhe dhe më të shenjtë të të krishterëve, dhe, e dyta, ajo ngjarje ose “Hetimi Turkoshak” u këndua edhe nga peshkopi-dinjitari dhe shkrimtari më i madh kishtar, Petri II Petroviq Njegoshi në Kurorën e Maleve. Me këtë ai e vendosi bazën e idealizuar epike dhe paradigmën për të gjitha gjenocidet e mëvonshme mbi myslimanët e Serbisë, Sanxhakut, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Kështu Njegoshi, si shkrimtari dhe peshkopi më i madh serbo-malazez, gjegjësisht bartës i kompetencave të shumta kishtare dhe shekullare në pushtet, e këndoi edhe gjenocidin ose krimet ndërkombëtare i shndërroi në vepra më të larta, pas së cilave nënkuptohet që në mënyrë të vetëdijshme, me qëllim dhe planifikim, tërësisht ose pjesërisht u bë shkatërrimi i grupeve religjioze, nacionale, etnike dhe racore. Motivi për kryerjen e gjenocidit ishte dëshira për plaçkitje dhe robërim, urrejtja ndaj fesë, racës, kombit dhe mendimeve “të gabuara”.

Gjenocidi i tretë mbi myslimanët e Ballkanit, që historiani dhe diplomati i njohur serb Stojan Novakoviq e regjistroi si shfarosje e përgjithshme e turqve myslimanë nga populli, ndodhi në trojet e Serbisë mes viteve 1804 dhe 1820, kjo si pasojë e Kryengritjes Parë dhe Dytë Serbe. Pra, që nga fillimi i shekullit XIX Serbia dhe Mali Zi dëshironin që me çrrënjosjen, përndjekjen dhe vrasjen e myslimanëve t’i formojnë shtetet e tyre kombëtare dhe që çdoherë ato t’i zgjerojnë në dëm të tyre. Në këtë mënyrë, gjenocidi dhe shkatërrimi i myslimanëve ishte konstante dhe cak strategjik në politikën e Serbisë dhe Malit të Zi gjatë tërë shekullit XIX dhe XX. Pranë Kishës Ortodokse, e cila që nga gjenocidi i dytë e luante rolin kryesor, në gjenocidin e tretë ndaj myslimanëve asaj iu bashkëngjitën edhe historianët dhe politikanët, natyrisht me gjithë shkrimtarët, siç  ishte Njegoshi.

Gjenocidi i katërt ndaj myslimanëve të Ballkanit ndodhi gjatë periudhës mes viteve 1830-1867, kjo si pasojë e Hati-sherifit dhe aneksimit të saj të vitit 1833, pas së cilës Serbia e fitoi statusin e vasalit autonom të principatës brenda Mbretërisë Osmane, por edhe mundësitë që t’i shpërngulë dhe përndjekë myslimanët e Uzhicës, Shabacit, Sokolit dhe Beogradit, gjë që edhe u realizua gjatë viteve 1862 dhe 1867. Të gjithë myslimanët e Portës u vendosën në Bosnjë dhe për ta u ndërtuan dy qendra të reja për vendbanim – Azizija e Poshtme dhe e Epërme, gjegjësisht Bosanski Shamci dhe Orashje.

Gjenocidi i pestë ndaj myslimanëve, kryesisht mbi shqiptarët dhe turqit, ndodhi në territorin e “Serbisë dhe Malit të Zi” (thonjëzat janë përkthyesit, nga se ato kanë qenë territore shqiptare) mes viteve 1876-1878. Pas kryengritjes në Hercegovinë, të ndikuar dhe të udhëhequra me ndihmën e Serbisë dhe Malit të Zi, erdhi deri te Kongresi i Berlinit (1878), pas vendimeve të të cilit principatat e deriatëhershme autonome të Serbisë dhe Malit të Zi arritën pavarësi të plotë shtetërore, por edhe me të madhe, duke i zgjeruar territoret e veta. Kështu territoret e Serbisë u zgjeruan kah territori Nishit, Pirotit, Toplicës dhe Vranjës, kurse Mali Zi u zgjerua në territorin e Hercegovinës. Nga të gjitha këto rrethe dhe rajone, myslimanët menjëherë dhe tërësisht filluan të shfarosen, përkundër faktit që Serbia, në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, ishte zotuar se do t’i respektonte liritë fetare dhe të gjitha të drejtat e myslimanëve. Ndonëse me këtë akt viset e Serbisë së sotme jugore u shkretuan tërësisht dhe mbetën pa banorë, sidomos bujqësia, që ishte dëmtuar shumë, megjithatë urrejtja dhe armiqësia ndaj myslimanëve ishte edhe më e madhe dhe më e fortë se çfarëdo qoftë shfrytëzimi dhe interesi tjetër. Gjatë kohës së viteve 1862-1878, pra brenda vetëm gjashtëmbëdhjetë viteve u zhdukën disa qindra xhami, shumë sahat-kulla, mysafirhane, imarete, karvan-saraje, hane, bezistane, sebile dhe kutubhane, si në Beograd, Shapce, Uzhicë, Sokoli, Nish, Pirot, Prokuple dhe Vranje, njëjtë si para dy shekujve jo të plotë, çfarë kishte ndodhur në territoret e Hungarisë, Likës, Kordunit, Udbinës, Dalmacisë dhe të Bokës. Kështu, pra, dy gjenocide nga dy armiq të ndryshëm, por me pasoja plotësisht të njëjta ndodhën gjatë periudhave kohore të ndryshme për vetëm gjashtëmbëdhjetë vjet.

Gjenocidi i gjashtë mbi myslimanët e Ballkanit (1878-1910) ishte pasojë e okupimit austro-hungarez të Bosnjës dhe Hercegovinës. Meqë Austro-Hungaria, si shteti i fundit juridik që sundoi në 130 vitet e fundit dhe që të gjithë qytetarëve ua garantonte liritë fetare-shpirtërore, fiziko-biologjike dhe të drejtat e pronave materiale, myslimanët në fillim me të gjitha mjetet që posedonin e kundërshtuan okupimin austro-hungarezë. Ata menjëherë pas dhe gjatë okupimit filluan në mënyrë intensive të shpërngulen në Turqi, në Sanxhak, në Kosovë dhe në Maqedoni, ku akoma ekzistonte pushteti turk. Kështu erdhi deri tek shpopullimi dhe pakësimi radikal i numrit të popullsisë myslimane nga numri i plotë i Bosnjë e Hercegovinës. Sipas regjistrit të vitit 1879, myslimanët përbënin gati 39% të popullsisë së Bosnjës Hercegovinës, ndërsa pjesa e banorëve të Bosnje Hercegovinës në vitin 1910 kishte rënë në gjithsejtë 32%.

Gjenocidi shtatë (1912-1913) mbi myslimanët e Ballkanit në Sanxhak dhe Malin e Zi, sikurse edhe tentimet e dhunshme të ndërrimit të fesë të myslimanëve në Plavë dhe Guci, është pasojë e drejtpërdrejtë e Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike. Ajo periudhë ishte gjenocidi i shtatë ndaj myslimanëve të Ballkanit, e para ndaj myslimanëve të Sanxhak, kjo për shkak se nuk kishte ndonjë pushtet që do t’i mbronte ata atje.

Gjenocidi i tetë (1918-1941) ndaj myslimanëve të Ballkanit zgjati që nga themelimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene 1918 e deri te shkatërrimi i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941. Jeta e myslimanëve në Jugosllavinë e parë nuk kishte kurrfarë vlere. Veçanërisht ndaj gjenocidit ishin ekspozuar myslimanët e Sanxhakut dhe të Hercegovinës lindore. Kështu në fshatin Shahoviq të rrethit të Bjellopojës në Sanxhak, më 7 nëntor të vitit 1924, u vranë rreth 600 myslimanë pa kurrfarë motivi, faji dhe arsye. Në Hercegovinë nga komitët e mbretit gjatë viteve njëzeta, me urdhrin, planin dhe sistemin, ndodhën më tepër se tremijë vrasje jashtëgjyqësore, për të cilat dihej, por që aktorët e tyre nuk zbuloheshin. Natyrisht, viktima ishin myslimanët. Këto vrasje dhe tmerre ndikuan në ndërrimin e fotografisë etnike të Hercegovinës lindore në dëm të myslimanëve dhe në dobi të serbëve dhe malazezëve.

Gjenocidi i nëntë ndaj myslimanëve të Ballkanit zgjati nga viti 1941 deri 1945. Sipas hulumtimeve të deritanishme të Kovaçeviqit, Zherjaviqit, Dedijerit dhe Miletiqit, Lufta e Dytë Botërore mori 103.000 jetë të myslimanëve ose 8,1% të popullatës së përgjithshme myslimane të asaj kohe. Në të shumtën e rasteve myslimanët e viktimizuar u gjetën para bajonetave të çetnikëve fqinjë, që i vrisnin në prag të shtëpisë, në oborr ose në fushë. Në dhjetë gjenocidet e para myslimanët asnjëherë nuk iu kundërvunë masakruesve dhe kriminelëve të tyre me armë. Përkundrazi, që nga viti 1683 e deri në vitin 1992, pra plot 309 vjet, ne kemi pritur që masakruesit dhe kriminelët tanë përfundimisht të na thonë: “Ne juve do t’ju falim që po ju masakrojmë dhe vrasim dhe në të ardhmen do t’ju mëshirojmë”. Por, një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe ky ka qenë iluzioni, gabimi dhe vetëmashtrimi ynë më i madh.

Gjenocidi i dhjetë dhe i fundit, më i madhi dhe më i pamëshirshmi ndaj myslimanëve të Ballkanit në Bosnjë dhe Kosovë po zgjat nga viti 1992. Për shumëçka ai dallohet nga nëntë gjenocide paraprake. Nga të gjitha gjenocidet e mëparshme, për nga përmasat, është më i pamëshirshmi, më i vrazhdi, më i përhapuri dhe më i thelli. Ai ishte paralajmëruar gjysmë viti më parë dhe ja tani ende zhvillohet para syve të mbarë botës dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së, Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, nën stafin e sigurisë së Bashkimit Evropian etj. Ky është gjenocidi i parë ndaj myslimanëve, ku, në njëfarë mënyre, në të njëjtën kohë dhe së bashku marrin pjesë Serbia, Mali Zi dhe Kroacia. Në nëntë gjenocidet paraprake Serbia dhe Kroacia asnjëherë nuk kanë kryer gjenocid në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ndaj myslimanëve. Megjithatë, përkundër të gjitha viktimave, ndjekjeve dhe masakrave, myslimanët në gjenocidin e dhjetë, për herë të parë si popull dhe të organizuar përmes ushtrisë, policisë, shtetit dhe politikës, po përpiqen me të gjitha mjetet që në çdo mënyrë t’u kundërvihen çetnikëve dhe ustashëve, me argumentin të cilin ata e kuptojnë dhe respektojnë.

 Përktheu dhe përshtati: Shefki Sh. Voca.

 Marrë nga “POVIJEST ISLAMA”, botimi i shtatë i plotësuar Sarajevë, 2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit