10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ja sa i kushton shtetit shfrytëzimi i 10 mijë automjeteve

Më të lexuarat

Rreth 60 milionë euro në vit institucionet e Kosovës shpenzojnë për furnizim me naftë.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve shpenzohet në shfrytëzimin e afër 10 mijë automjeteve, sa janë në pronësi të institucioneve shtetërore.

 

Prej tyre afër 1 mijë automjete shfrytëzohen vetëm nga qeveria.

 

Zëdhënësi i ministrisë së Administratës, Zeqir Bekolli ka njoftuar për Tribuna, se vetëm gjysma e automjeteve qeveritare kanë të instaluar GPS-në, i cili monitoron shfrytëzimin e këtyre automjeteve.

 

“Zyra e Kryeministrit i ka në përdorim nëntëmbëdhjetë(19), ministritë dhe Dogana e Kosovës 965 vetura. Prej tyre, në përdorim janë 861, jashtë përdorimit 104 dhe 506 vetura kanë të instaluar GPS-në. Këto shënime janë të viti 2014. Ka mundësi që disa ministri kanë pasur ankand publik, shitje veturash të cilat janë amortizuar .

Në bazë të informatave tona që posedojmë nuk ka asnjë ish- zëvendësministër, që përdorë veturë zyrtare”, ka thënë Bekolli.

 

E ndërrimi i këtyre automjete mendohet se bëhet çdo 5 vjet.

 

“Vlerësime të mëtejme të bazuara në direktivën e BE për veturat me pasagjerë, cikli jetësor krahas shqetësimeve ambientale që është se në 200.000 km automjetet publike duhet të ndërrohen çdo 5 vite, kështu që 20% duhet të jetë zëvendësimi vjetor i cili është 1834 vetura”, thuhet në një dokument të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, të cilin e ka siguruar gazeta.

 

Ndërkaq Sipas një analize që ka bërë ky institucion del se në rast se furnizimi me naftë do të behej vitin 2014 përmes tenderit të centralizuar përmes kësaj agjencie do të kurseheshin hiq më pak se 1 milion e 810 mijë e 727 euro.

“Në rast se AQP-ja fillon me prokurimin publik të centralizuar mund të arrij çmimin më të mirë të kursimit sa i përket naftës deri ne 4.22% (530, 475.6 Euro), kurse në benzinë në 3.94% (30,174.61 Euro) për 31 Autoritete Kontraktuese. Gjersa kursimet mund të zgjerohen me një diapazon të tërë të autoriteteve kontraktuese, ne mund të parashikojmë një kursim vjetor në Kosovë deri në 1,810,727.48”.

 

Megjithatë nga 171 autoritete kontraktuese, vetëm 31 prej tyre kanë pranuar që të furnizohen sivjet me naftë përmes një tenderi të vetëm nga AQP.

Ndërkohë në bazë të planifikimeve përfundimtare të autoriteteve kontraktuese që kanë dorëzuar për vitin fiskal 2014, Agjencia Qendrore e Prokurimit ka propozuar aktivitetet e prokurimit në emër të procedurave të centralizuara të jenë derivatet, material për zyre, letra për kopje dhe produkte të tjera të letrës, prokurimi i IT, produktet higjienike, prokurimi i automjeteve dhe prokurimi i ushqimeve. /Gazeta Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit