-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bitcoin do të bie drejt pikës zero

Më të lexuarat

Çmimi i Bitcoin mund të bjerë në pikën zero, sipas investitorëve në një panel në Davos për kriptovalutat, që fokusohej në të ardhmen e teknologjisë blockchain. Viti 2018 ishte i egër për kriptovalutat, pasi humbën mbi 480 miliardë dollarë në vlerë, sipas të dhënave të Coinmarketcap. Pasi shënoi një nivel rekord në fund të vitit 2017, Bitcoin, që është kriptovaluta më e madhe me vlerë tregu, ra ndjeshëm. Bitcoin tregtohej në 3,571 dollarë në sesionin e ditës së Enjte.

“Besoj se do shkoj në zero. Mendoj që është teknologji e mirë, por nuk është një valutë. Nuk bazohet në asgjë”, tha Jeff Schumacher, themeluesi i BCG Digitalk Venturesm, në një panel në Davos. Sipas analistëve të tjerë, roli i Bitcoin në të ardhmen mund të fokusohet në ruajtjen e vlerës. Shumica e panelistëve, ku merrte pjesë edhe themeluesi i Ripple, vëmendja qëndron te teknologjia Blockchain.

Në rastin e Bitcoin, Blockchain përbën një regjistrues publik të decentralizuar të aktivitetit, që nuk zotërohet nga ndonjë individ. Megjithatë, Bitcoin përballet me shumë çështje përfshirë periudha të transaksioneve të ngadalta me kosto të larta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit