-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

U zbulua nga qeni antridrogë, si u kap shtetasi serb në Muriqan

Më të lexuarat

Një shtetas serb ka rënë në prangat e Policisë kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi mbrëmjen e sotme në pikën e Muriqan-Sukobinë.

Serbi i cili po dilte me makinë nga Shqipëria, u zbuluar nga qeni antidrogë, në kontrollin e vijës së dytë që policët ushtruan ndaj automjetit të tij.

Shtetasi serb i ndaluar është i moshës 55 vjeç dhe mban pasaportë të shtetit serb.

Lënda narkotike e dyshuar e llojit kanabis u kap në pjesën e pasme të makinës.

Veprimet e mëtejshme sipas një marrëveshje midis palës do ti kalojnë Policisë së Malit të Zi.

Ndërkohë që do të kryhen hetime nga Policia Shqiptare edhe në lidhje mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit