-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kapen shqiptarët në Itali, me thika e dokumente false

Më të lexuarat

Arrestohen 6 persona të kombësive të ndryshme, në një hark kohor prej 6 ditësh. Arrestimet kanë ndodhur në aeroportin e Canova-s në Treviso të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, mësohet se në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me dokumente të falsifikuara.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Për veç shqiptarëve, personat e tjerë të ndaluar dhe të arrestuar nga zyrtarët e aeroportit janë të kombësive nigeriane dhe kineze.

Mësohet se janë shënuar edhe raste të tjera ku shtetas të ndryshëm me origjinë edhe shqiptare janë ndaluar pasi nuk kanë plotësuar rregullat e lëvizjes “Shengen”. Një pjesë prej tyre janë kapur me mjete të palejuara, përfshirë edhe thika./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit