Gazetari Naim Haxhosaj ka vdekur mbrëmjen e sontme.
Haxhosaj ka qenë gazetar në emisionin “Jeta në Kosovë”, në gazetën “Koha” dhe së fundi ka qenë i punësuar në një dyqan në Deçan.
Lajmi për vdekjen e Haxhosajt është kumtuar nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.
Ata kanë shprehur ngushëllime të shumëta, duke shkruar ngushëllime dhe duke shprehur mërzitë e tyre.
Ajo çfarë bie në sy është se me datën 18.01.2019, Naim Haxhosaj kishte bërë një postim për prindërit e tij të vdekur duke shkruar: “Allahu im, bëje nënën time prej zonjave të Xhenetit Tënd, babain tim nga grupi i shokëve të Pejgamberit Tënd!
Amin o Allah po fort bre m’ka marë malli “
Ne lutemi që Naimin, Allahu ta mëshiron ndërsa familjes Allahu u dhashtë sabër!