-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shqiptarët e Mitrovicës kërkojnë heqjen e barrikadës

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës i kanë kërkuar nga delegacioni kosovar në Bruksel të bisedojë mbi largimin urgjent të barrikadës mbi Lumin Ibër.

 

Kosovë – Shqiptarët e Mitrovicës kërkojnë heqjen e barrikadës

Përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut, përkatësisht asambleistët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës, pas një konsulte urgjente të dielën në mbrëmje, kanë kërkuar në mënyrë unike që delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Mustafa, të kërkojë gjatë bisedimeve që do të zhvillohen sot në Bruksel largimin urgjent dhe pa kushte të barrikadës mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Sipas tyre, kjo barrikadë u vendos nga ata të cilët dinë të sabotojnë marrëveshje dhe shtyjnë serbët lokalë në veprime që janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Emir Azemi, zëvendëskryesues për komunitete në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës, tha se përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut kërkojnë po ashtu nga delegacioni i Kosovës që për çdo marrëveshje t’iu përkujtohet ndërkombëtarëve masakra e 4 shkurtit të vitit 2000, si dhe dëbimi nga atje i shqiptarëve, të cilët ishin shumicë në atë pjesë deri në vitin 2000.

“Mbi këtë bazë, ne përfaqësuesit e popullatës tani jo shumicë, kërkojmë që mos të pranohet asnjë marrëveshje me palën tjetër, e cila do të ishte në kundërshtim me interesin e vendit dhe qytetarëve shqiptarë në veri”, theksoi Azemi.

Ai ka kërkuar edhe largimin e formacionit paraushtarak ‘Civilna Zastita’, i cili po përdoret për t’i penguar shqiptarët që të kthehen në veri. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit