-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Qeveria ofron rritje të pagave, fton të ndërpritet greva në arsim

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se sot gjatë takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, i ka prezantuar ofertën e Qeverisë, për rritjen e pagave në sektorin e arsmit.

Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit që t’i kthehen procesit mësimor.

“Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj thotë se kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për sektorin e arsimit, dhe sipas tij, “do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë se do ta kenë një ofertë tjetër”.

Sistemi arsimor në Kosovë është në grevë të përgjithshme që prej 14 janarit. Mësimdhënësit kanë kërkuar rritjen e pagës në koeficient prej 30 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit