-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Donte të ndante babain nga vajzat, tani akuzon myslimanët pse i kthyen lumturinë atyre vajzave. Reagon imami i rrugës së Kavajës

Më të lexuarat

Arbana Osmani këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat shqiptare, pas ndarjes nga burri i saj. Ajo ka folur për herë të parë mbi emisionin për historinë e dy vajzave Eromonela 9 vjeçe dhe Aurorën 11 vjeçe që ndodheshin në jetimoren e Sarandës, pasi babai i saj mysliman nuk kishte mundësi ekonomike që të kujdesej për ta. Arbana e kishte bërë një emision duke e ftuar pastorin Alfred Zike dhe gruan e tij, në mënyrë që ato të ia merrnin kujdestarin e fëmijëve nga Gëzimi. Ai ishte kategorik kundër kësaj, edhe pse edhe moderatorja e gjithë publiku, ishin kundër tij.

Por pas kësaj, shpërthyen komentet duke i thënë Arbanës ti thërras mendjes, e kritikuan, e ofenduan atë dhe të gjithë ata që e bënë një akt kaq të turpshëm në sy të gjithë popullit. Arbana për këtë situatë ka thënë në emisionin “Who”: “Vjet ne patëm një histori ku dy vajza të mitura na kërkonin t’i largonim nga jetimorja. Ajo histori kishte plot të pathëna për babain e tyre. Me dashje ne nuk donim t’i bënim publike për të mirën e vajzave. Fatkeqësisht ato vajza janë akoma në jetimore. Historia u harrua dhe e vetmja gjë që mbeti janë ca komente të ekstremistëve myslimanë në profilin e programit. Njerëz tërësisht të keqkuptuar që e kthyen qëllimin e programit në një ”luftë” mes besimeve.”

E vërteta është krejt e kundërt nga ajo çfarë thotë Arbana, se sikur ajo të ishte e sinqertë nuk do e hiqte emisionin nga Youtube tek kanali i TopChannel (video të cilën stafi i jonë i KohaIslame e disponon në arkivin tonë).

Pastaj muhabeti nuk ka ngelur tek ca komente të “ekstremistëve mysliman” siç e quan ajo, por Gëzimit i është ndërtuar shtëpia e re nga këta besimtarë mysliman në krye me hoxhën Ahmed Kalaja nga Tirana dhe Gëzimi i është siguruar një kontratë për 5 vite me pagë shumë të mirë mujore dhe ata do të kthehen në shtëpi me babain e saj. Për këtë ka shkruar edhe imami Ahmedi Kalaja që është imam tek Xhamia Dine Hoxha në rrugën e Kavajës. Ai ka thënë:”E verteta mbi femijet e Gezim Avdulajt qe i shpetuam nga biresimi i pastoreve edhe i kthyem te prinderit biologjik.

Vajzat jetojne me babain biologjik ne nje familje te kendshme edhe teper simpatike; jane te regjistruar ne nje shkolle jo publike ne Vlore edhe nuk jane me ne jetimoren e Sarandes.

Dokumentat ja ku i keni.

 

Myslimanët nuk deshtën ti marrin fëmijët Gëzimit, ata deshtën që edhe ai të jetë i lumtur me fëmijët e tij, ndërsa pastori dhe ju që i kishit aq shumë “merakun” pse vallë nuk i ndihmuat atij ekonomikisht, por deshtët ti merrni fëmijët në mënyrën më të neveritshme të mundshme.
Arbana, kërko falje së bashku me pastorin, publikun dhe të gjithë ata që e organizuan këtë maskarallëk dhe veprim të rëndë, për të ndarë një familje! Mos akuzo të tjerët për prapësinë që ke bërë vet, duke qenë e vetëdijshme./KohaIslame.com

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit