Kryetari i Komunës së Skenderajt dje postoi disa foto ku paraqiti kompanitë kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve të cilat po përkujdeseshin që të lironin borën nga rruga për qarkullim të lirë.Por, ndonëse ai thotë se rrugët janë pastruar, disa banorë të fshatit Latifaj dhe Imeraj në fshatin Kodernicë të kësaj komune po thonë që janë të bllokuar që dy ditë për shkak të borës.Ata kanë dërguar pamje në redaksinë Indeksonline, duke thënë se janë të bllokuar për shkak të papastrimit të borës.
Ata thonë se kanë kontaktuar me kompanitë e mirëmbajtjes, mirëpo, që ende nuk është bërë asgjë për të lehtësuar qarkullimin e tyre nëpër rrugët e vështirësuara që ka mbuluar bora.