-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sekuestrohet pasuria e “Burdushit”

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prizren, ka vlerësuar se kjo pasuri duhet të sekuestrohet
Hysri Peqani, të ënjten i është dashur të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ai që njihet si Burdushi, pran gjyqtari është sjellë nga qendra e paraburgimit ku ai po mbahet nën masë të sigurisë.

E në gjykatë, është caktuar seancë ku do të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë, për sekuestrimin e pasurisë së Hysri Peqanit.

Por, pranë vetës ai nuk ka pasur avokat.

Kjo pasi që mbrojtësit e tij kanë përfillur bojkotin që Oda e Avokatëve po bënë ndaj Gjykatave.

Pavarësisht kësaj, Burdushi në seancën që nuk është lejuar filmimi nuk ngurroi të hedh akuza në drejtim të Prokurorisë.

“Kundërshtoj prokurorin për biznesin e hapur në vitin 2005 me emrin Burdushi, ordinancën për të cilën edhe në Ministri të Shëndetësisë deri në vitin 2010 kam ofruar fakte incizime dhe kam bërë kërkesë që të marr licencë nga Ministria, pasi lëmia ime nuk ka të bëjë me mjekësi, puna ime është e veçantë, është shpirtërore. Shërbime dhe këshilla shpirtërore”

Ai ka deklaruar se ka punuar si mjek popullor, ndërsa të gjitha materialet i ka ruajtur për arkiva dhe për histori.

Po ashtu para gjykatësit Luan Berisah, Burdushi deklaroi se tek ai janë trajtuar edhe punëtor të sistemit të drejtësisë.

Më tej Burdushi e ka akuzuar prokurorin dhe hetuesinë se kanë nxitë njerëzit që të lajmërohen si të dëmtuar dhe si dëshmitar.

“Sepse sa kam qenë në liri askush nuk është lajmëruar apo ankuar si i dëmtua”

Krejt pas dy orësh seanca përfundoj.

Më pas Burdushit iu vunë prangat në duar e u kthye në Qendër të Parburgimit.

E më vonë Gjykata Themelore e Prizrenit njoftoi se gjykatësi i procedurës paraprake Luan Berisha, ka vendosur ka lëshuar urdhër ndalues të aseteve.

Kështu, Burdushit i ndalohet shitja e pasurive të evidentuara në vendim e që kapin vlerën e 2.6 milion eurove.

Në anën tjetër, avokati Asdren Hoxha thotë se pavarësisht se nuk ishin në seancë e kundërshtuan pretendimin e prokurorit.

Tash e tutje avokat mbrojtës i Burdushit do vazhdoj të jete edhe avokati Tomë Gashi i cili e ka konfirmuar se para se të niste seanca gjyqësore kishte vizituar klientin e tij dhe kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit