0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bell Nexus, taksi fluturues i cili nga viti 2023 do të futet në përdorim

Më të lexuarat

Na ndajnë edhe pak vite kur qytetarët në mbarë botën do të mund të udhëtojnë me taksi – duke fluturuar.

Ky është vizioni i Nexus – për taksitë fluturues, një koncept hibrid-elektrik apo më mirë thënë një fluturake e prezantuar në panairin e pajisjeve teknologjike në Las Vegas.

Kjo fluturake paraqet një nga prototipet më të avancuara të taksisë fluturues, ku kompania Bell qëndron prapa kësaj kryevepre për të cilën pretendon se në vitin 2023 do të jetë e gatshme për përdorim.

“Është një veturë fluturuese urbane me të cilën do të mund të transportojmë qytetarët apo gjësendet tona në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Matt Lous, inxhinier i aerodinamikës në kompaninë Bell.

Brenda kësaj fluturake luksoze mund të shijoni panoramën e qytetit, për faktin se e tëra është e mbuluar me xham dhe ekrane gjigante të ndjeshme në prekje.

Sa i përket kabinës së pilotit, mund të shihen ekranet që i japin pilotit informata vitale siç është koha deri në destinacionin e paraparë, lartësia e fluturimit dhe shpejtësia me të cilën lëviz.

Bell Nexus mund të transportojë deri ne pesë persona përfshirë këtu katër pasagjerë dhe pilotin. Megjithatë, menaxhmenti i Bell pretendon se në të ardhmen do të punohet që ky taksi fluturues do të jetë plotësisht autonom (pa pilot).

Por, për ta ngritur në ajër fluturakja është e pajisur me gjashtë helika gjigante që gjatë punës nuk bëjnë edhe aq shumë zhurmë. Ndërkaq në Bell Nexus, pretendojnë se në të ardhmen të gjitha fluturaket do të jenë elektrike dhe shpejtësinë maksimale do ta kenë hiq më pak se 240 kilometra në orë.

Përveç transportimit të pasagjerëve, fluturakja mund të përdoret edhe për qëllime tjera qofshin ato ushtarake apo për transportimin e të lënduarve në aksidente trafiku. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit