Ministrja e Arsimit të Shqipërisë Besa Shahini është gruaja e deputetit nga Kosova Dardan Molliqaj.
Këto ditë Edi Rama ka bërë ndryshme ministritë e Qeverisë së tij dhe bujë ka bërë që në dy pozita ka vendosur shqiptar nga Kosova për të udhëhequr Ministrinë e Arsimit Besa Shahinin dhe Gent Cakaj për të udhëhequr Ministrinë e Jashtme.
Por teoritë “konspirative” kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Deputeti nga Kosova Dardan Molliqaj tani në partinë PSD dikur në VV po përflitet që është burri i ministres Besa Shahini apo më mirë thënë janë në një lidhje të gjatë dashurie.
Megjithëse asgjë nuk vërehet nga kërkime online nëse është e vërtetë nga kjo, por shumë portale e kanë dhënë për kohë të gjatë këtë lajm, qysh kur Shahini ishte në pozitën e zëvendësministres së Arsimit në Shqipëri.
Si duket pas futjes së PSD-së në grupin negociator ku kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti është udhëheqës i grupit negociator, Edi Rama në anën tjetër përkrahës i idesë së shkëmbimit të territorit me Serbinë. Si duket ky emërim është dhuratë mirënjohje për Molliqajnë, i cili votoi grupin negociator.
Ta mendosh edhe logjikisht nuk shkon burri opozitarë e gruaja në pozitë. Ky është vetëm një muhabet që po qarkullon në rrjet, por si duket politika shkon më larg se sa e mendojmë ne në përgjithësi.