-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

15 vite nga masakra e shqiptarëve në Mitrovicë

Më të lexuarat

Sot po mbushën 15 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Në natën mes të datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës u ekzekutuan dhjetë qytetarë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.

 

Atë natë u vranë Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci, Nimon Sejdiu, Sebiha Abrashi dhe Muharrem Sokoli.

 

Po atë natë u plagosen rëndë 25 shqiptarë, kurse u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 të tjerë. Në të njëjtën kohë filluan përndjekjet e shqiptarëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjesë të qytetit.

 

Vetëm natën në mes të datës 4 dhe 4 shkurt, nga veriu i Mitrovicës me dhunë u dëbuan rreth 100 familje shqiptare. Përndjekja e shqiptarëve vazhdoi edhe në ditët në vijim, kështu që gjatë muajit shkurt të vitit 2000 nga veriu i Mitrovicës u dëbuan me dhunë mbi 1. 500 familje shqiptare që në total kapin shifrën e mbi 12 mijë shqiptarëve që janë dëbuar nga kjo pjesë.

 

Dhjetë personat që u vranë dhe u masakruan nga grupi kriminal serb ‘Rojat e Urës’, dyshohet se kanë qenë të udhëhequr nga ish-shefi i atëhershëm i këtij grupi Oliver Ivanoviq.

 

Për përfshirjen e Ivanoviqit në këtë masakër, më vonë pati dëshmuar edhe një dëshmitar i ngjarjes së shkurtit.

 

Ivanoviq, i cili është edhe kryetar i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, është arrestuar më 27 janar të vitit të kaluar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

 

Ky politikan serb vazhdon të gjykohet, ndërsa bashkë më të, të dyshuar janë edhe katër serbët tjerë Dragolub Delibashiqi, babë e bir Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje./expres

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit