1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Egjipti i kërkon BE-së mbylljen e kanaleve të transmetimit të Vëllazërisë Muslimane

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm egjiptian, Samih Shukri në takimin e mbajtur në Kajro me ambasadorët e BE-së, kërkuan mbylljen e kanaleve të transmetimit në Europë që i përkasin Organizatës Vëllazërisë Muslimane

 

KAJRO (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit ka kërkuar nga BE-ja që të mbyllë kanalet satelitore që i përkasin Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (ihuan), raporton Anadolu Agency (AA).

 

Ministri i Jashtëm egjiptian, Samih Shukri dhe asistenti për çështje evropiane, Hatem Sejfunnasr, në takimin e mbajtur në Kajro me ambasadorët e BE-së, kërkuan mbylljen e kanaleve të transmetimit në Europë që i përkasin Organizatës Vëllazërisë Muslimane (ihuan), “me arsyetimin që inkurajojnë dhunën”.

 

Sejfunnasr në fjalimin tij ka deklaruar se “duhet të injorohen “strukturat e paligjshme” të Ihvanëve jashtë vendit dhe të ndërpriten marrëdhëniet me to”.

 

Këshilli i Ministrave të Egjiptit ka shpallur “organizatë terroriste” organizatën Vëllazëria Muslimane më 25 dhjetor 2013 dhe ka njoftuar se do të ndërmerren sanksione rënda për të gjithë ata që deklarohen anëtarë të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit