-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si lufton Rusia në botë? Dokumentari i “The New York Times” – edhe me përkthim shqip (Video)

Më të lexuarat

Operation InfeKtion është një dokumentar i gazetës The New York Times që shpalos kohën e Bashkimit Sovjetik më 1959, kur është ndezur një prej motorëve më të mëdhenj të dezinformimit në botë.

Përmes animacioneve dhe intervistave me agjentë sovjetikë për dezinformim, në këtë dokumentar prezantohet edhe një libër udhëzues i KGB-së, që tregon hapat si është shpërndarë një gënjeshtër para se të ekzistonte interneti.

Ky dokumentar tregon në detaje për fushatën e dezinformimit të Moskës, përcjell rel – si është organizuar, si është financuar dhe se si qëllimi i atëhershëm dhe i tashëm i Rusisë është që të destabilizojë Perëndimin, ashtu që Moska të manipulojë shtetet një nga një.

Lajmet e rreme të ditëve të sotme janë lajme të vjetra dhe jo të reja, andaj dokumentari Operation InfeKtion do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si do t’i interpretoni lajmet.

Për ta shikuar dokumentarin me titra shqip, klikoni ikonën “Settings” në video dhe më pas zgjedhni gjuhën shqipe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit