1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Brusketa me djathë të shkrirë, suxhuk & erëza

Më të lexuarat

Me rënien e temperaturave po ju tregojmë këtë recetë të lehtë bruschetta që të gjithë mund ta shijojnë dhe shërbejnë me mish dhe djathë.

Brusketa me djathë të shkrirë, suxhuk & erëza  mund të jetë shumë e rëndë për muajt e nxehtë të verës, por është një zgjedhja e përkryer për vjeshtën e ftohtë dhe mbrëmjet e dimrit.

 

Për brusketa, përdorim qumësht, djathë dele, salcë. Kjo recetë është një opsion që mund të shoqërohet së bashku me disa aperitivë të tjerë.

 

Racionet:  4-6 persona, Koha e përgatitjes: 10 minuta, Koha e gatimit: 20 mins

 

Përbërësit:

2 salçiçe (ose sallam)

1 bukë franchollë e prerë në rreth 12 feta

vaj ulliri

1  gotë e gjysëm me copëra djathi Caciotta (ose zëvendësojeni me guda))

1  lugë e gjysëm me sherebelë të copëtuar imët

Piper i zi i shtypur

 

Përgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën. Vendosni salçiçet në një tigan dhe skuqini pak, rreth 5-7 minuta.

Vendosni fetat e bukës në një tavë pjekje dhe thekini lehtë në skarë në të dyja anët.

Lyejini me një furçë nga dy anët secilën prej fetave të bukës me vaj ulliri.

Në një tas, përzieni djathë, copat e salçiçeve, sherebelën dhe piperin e zi të shtypur.

Furrën ngroheni paraprakisht në 290 gradë Celsius.

Mbuloni çdo fetë bukë me përzierjen e djathit dhe vendosni tavën në furrë. Piqeni rreth 8-10 minuta.

Duhet shërbyer e nxehtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit